1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA rizbulon Evropën

Michael Knigge4 Shkurt 2013

SHBA e konsideron Evropën përsëri si partneren e saj kryesore në botë. Ky është lajmi i mirë nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, koementon Michael Knigge.

https://p.dw.com/p/17XgU
--- DW-Grafik: Peter Steinmetz
Kommentar Opinion Meinung Englisch VORLÄUFER

Evropianët janë mësuar me kritikat: Sistematikisht në të kaluarën ata kanë dëgjuar për veten, se janë jofleksibël, të përçarë duke u bërë si rejedhojë partneri më i parëndësishëm si aleat për Uashingtonin. Kësisoj katër vjet më parë si zëvendëspresident asokohe i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden nuk shfrytëzoi mundësinë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, samitin më të rëndësishëm jozyrtar transatlantik për të propozojë një nismë për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve evropiano-amerikane. Në vend të kësaj, ai paralajmëroi një rikonstruksion të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës - të ashtuquajturin rifillim të marrëdhënieve dypalëshe. Mesazhi i hershëm dhe i qartë i qeverisë Obama ishte se Evropa nuk është më automatikisht partneri i preferuar i SHBA-ve në botë. Ky qëndrim u riafirmua disa herë gjatë mandatit të parë të Obamës e sidomos me strategjinë e ashtuquajtur Asia Pivot, d.m.th. riorientimin e politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë amerikane në Azi.

Kësaj here edhe në Mynih nënkryetari amerikan Biden i quajti Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqi të Paqësorit dhe Atlantikut. Duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të rajonit të Azi-Paqësorit çdo gjë tjetër do të ishte befasuese dhe jolargpamëse. Por në të njëjtën kohë - dhe kjo ishte e re dhe e rëndësishme - Biden preku temën e marrëdhënieve me Evropën: Evropianët janë aleatët e parë dhe më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha çështjet globale. Evropa, vazhdoi zëvendëspresidenti amerikan, është shtylla e themelit të angazhimit të Amerikës në botë. Kështu evropianët dhe amerikanët do të duhej për shembull t'i përfaqësojnë bashkarisht e jo kundër njëri-tjetrit apo paralelisht intersat e tyre në Azi.

Knigge, Michael Deutschland/Chefredaktion REGIONEN, Hintergrund Englisch. DW2_8156. Foto DW/Per Henriksen 11.10.2012
Analisti i DW, Michael KniggeFotografi: DW

Më shumë se fjalët boshe të zakonshme

Tani, dikush mund të konkludojë, se amerikanët duan thjesht t'i qetësuar sedrën e vrarë të evropianëve prej kritikave. E kjo duke e ditur mirë, që ata (evropianët sh.përkth.)kanë nevojë për vlerësimin nga Uashingtoni, sepse - dhe me të drejtë - prej kësaj varet statusi global i tyre.

Por ka dy argumenta që flasin kundër kësaj teorie: Së pari, amerikanët në të kaluarën i kanë theksuar gjithmonë hapur të deficitet e evropianëve pa marrë i kushtuar vëmendje të veçantë gjendjes shpirtërore të aleatit. Së dyti, me kërkesën për një marrëveshje të tregtisë së lirë transatlantike Biden prezantoi një iniciativë konkrete dhe për këtë Uashingtoni ka zhvilluar bisedime në prapaskenë me evropianët.

Çfarë e shkaktoi ndryshimin e botëkuptimit të administratës Obama? Sigurisht që Obama nuk e ndërmori papritur në fillim të mandatit të tij të dytë përpjeken për transformimin emocional kundrejt evropianëve. Më shumë ka të ngjarë që qeveria e SHBA-së është bërë e vetëdijshme duke e kuptuar rëndësinë e vërtetë të Evropës për mirëqenien e vendit të vet. Azia dhe Kina janë të rëndësishme për SHBA-në dhe janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishme, por Evropa si hapësira më e madhe ekonomike në botë është të paktën aktualisht edhe më rendësishme për Uashingtonin. Kjo ka dalë edhe më shumë në pah nga kriza e vazhdueshme financiare e borxheve në Evropë, pasi pasojat e saj kanë ndikuar drejtpërdrejt edhe në ekonominë amerikane.

Si pë ironike mund të themi tani, se falë krizës së borxheve marrëdhëniet transatlantike po fitojnë tani një impuls të ri pas viteve të stanjacionit. Nisur nga fakti, që Biden thekson rëndësinë e marrëdhënieve amerikano-evropiane, duke propozuar konkretizimin e tyre përmes një marrëveshjeje të tregtisë së lirë transatlantike, dëshmon se këto nuk janë vetëm fjalë boshe rutinë. Por kjo nuk ndodh vetvetiu. Rizbulimi i Evropës nga Shtetet e Bashkuara është një lajm i mirë për Evropën. Evropa duhet të gëzohet për këtë. Por edhe të dëshmojnë se Biden ka të drejtë.