1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: Romney fiton edhe në pesë shtete të tjera

25 Prill 2012

Kandidati republikan Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake edhe në pesë shtete të tjera të SHBA-së.Në gusht pritet në Florida emërimi i tij zyrtar si kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

https://p.dw.com/p/14kbo
Në foto, Mitt Romney
Në foto, Mitt RomneyFotografi: AP

Mitt Romney pranon tani hapur kandidaturën për president të republikanëve në SHBA. Sipas njoftimeve të medieve, ish guvernatori fitoi të martën (24.04) zgjedhjet paraprake në shtetet federale të SHBA-së, Connecticut, Delaware, New York, Pennsylvania dhe Rhode Island. Ai fitoi në këto pesë shtete me ruzultatet mes 56 dhe 67 për qind kundër dy rivalëve të tij që vazhdojnë garën, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich dhe kongresmenit, Ron Paul. Konservatori Rick Santorum tashmë e kishte tërhequr kandidaturën e tij më 10 prill.

Pamje nga zgjedhjet paraprake në SHBA
Pamje nga zgjedhjet paraprake në SHBAFotografi: AP

Romney: Kjo nuk është më e mira që mund të bëjë Amerika

Mitt Romney gjatë fushatës së tij me simpatizantët republikanë ka pemtuar se do ta marrë Shtëpinë e Bardhë dhe do t'i japë fund katër viteve zhgënjyese. "Duroni edhe pak”, tha ai. Një Amerikë më e mirë fillon sonte. Vitet e fundit kanë qenë më të mirat që Barak Obama mund të bënte, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjë Amerika. Fitorja e sotme është fillimi i përfundimit të zhgënjimeve të viteve të Obamës dhe fillimi i një kapitulli të ri". Republikanët e emërojnë zyrtarisht në fund të gushtit në Florida kandidatin e tyre për president i cili do të përballet në nëntor me presidentin aktual Barack Obama.

Në foto, Mitt Romney
Në foto, Mitt RomneyFotografi: Reuters

Autor: dpa, afp, rtr / M. Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti