1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA-të i premtojnë Turqisë mbështetje në luftë kundër PKK-së në Veri të Irakut

2 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0QI
MPJ amerikane Condoleezza Rice i premtoi Turqisë mbështetjen e SHBA-ve në luftë kundër PKK-së në Veri të Irakut. Pas një takimi me kryeminstrin turk Recep Tayyip Erdogan Rice tha se kemi të bëjmë me një armik të përbashkët në luftë ndaj të cilit nevojitet një strategji e përbashkët. Detaje të mëtejshme për këtë çështje do të diskutohen të hënën gjatë takimit të Erdoganit me presidentin amerikan George W. Bush, tha Rice. Duke ju referuar kërcënimeve të Turqisë se do të ndërhynte ushtarakisht në territorin e Irakut për të luftuar ithtarët e PKK-së, Rice kërkoi me forcë që Turqia të mos rrezikojë stabilitetin në Irak.