1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

040809 EU Internet

4 Gusht 2009

Komisioni Evropian publikon raportin për aftësinë konkuruese digjitale të BE-së. Aty bëhet fjalë për "evropianët e shkathët për botën digjitale", midis moshave 16 dhe 24 vjeç, por edhe për krahasimin me SHBA dhe Azinë

https://p.dw.com/p/J3RM
Fotografi: picture-alliance/dpa

Bëhet fjalë për një brez të ri, evropianësh të rinj "me shkathtësi digjitale", i cili do të bëjë së shpejti ligjin në tregjet evropiane, thotë Komisarja e BE, Viviane Reding. Luksemburgsja përgjegjëse për teknologjitë informative i ka zbuluar përdoruesit e rinj të internetit dhe sheh në këtë grup të ri një potencial të madh ekonomik. Zëdhënësi i Komisionit, Martin Selmajr (Selmayr):

"Ne e quajmë këtë brez edhe "të lindurit digjitalë", ata që kanë lindur në mënyrë digjitale, të cilët që në krye, që prej kohës kur janë bërë qytetarë aktivë ose konsumatorë, e kanë përdorur internetin.

Përdoruesit më aktivë të internetit gjenden në moshat nga 16 në 24 vjeç.

Më shumë se 70% e tyre përdorin në mënyrë të rregullt rrjete shërbimesh të avancuara të dhënash. Ata publikojnë përmbajtje në internet. Ata komunikojnë në internet. Ata janë dyfish më aktivë në internet se mesatarja e përdoruesve. Sapo të hyjë plotësisht në jetën profesionale ky brez do të përcaktojë tendencat e tregut, thotë Komisioni Evropian.

Computer und Internet
Fotografi: DW

Gjermania ndodhet midis 27 shteteve të BE në vendin e 9-të, përsa i përket furnizimit me internet me valë të gjerë. Në një drejtim përdoruesit gjermanë të internetit kryesojnë në BE. Zëdhënësi i Komisionit, Selmajr:

"Midis 27 shteteve të BE, Gjermania është në mënyrë interesante vendi kryesues në shkarkimin e lojërave kompjuterike. Por nga të 27 shtetet anëtare ajo zë vetëm vendin e 19-të përsa i përket leximit në internet të gazetave dhe revistave."

Por në Evropë ekziston edhe një e treta e popullit, e cila nuk e ka përdorur kurrë internetin. Megjithatë, BE e ka përmirësuar aftësinë për konkurrencë në internet:

"Evropa është në të gjithë botën kryesuese përsa i përket internetit të shpejtë, i ka treguar vendin SHBA."

Përsa i përket internetit me valë të gjerë, Komisioni Evropian thotë se Evropa mban vend kryesues në botë.

Netzwerkkabel
Kabllo të rrjetit të internetitFotografi: picture-alliance/ ZB

Por vetë dega e internetit e sheh të gjithë këtë më me skepticizëm. Aksel Pols (Pohls), i Shoqatës Federale gjermane të Informacionit, shkurt BitKom.

"Evropa e ka përmirësuar pozicionin e saj përsa i përket internetit me valë të gjerë, pa dyshim. Por megjithatë sigurisht që nuk ka arsye për të qenë të kënaqur me vetveten. Pra pikërisht po ta hedhësh vështrimin drejt Azisë, sheh se ka disa vende, që ndodhen para Evropës, përsa i përket furnizimit me internet me valë të gjerë, edhe furnizimit me internet të shpejtë".

BitKom-i sheh potencial zhvillimi para së gjithash në integrimin e internetit dhe të telefonave celularë. Por edhe këtu, sipas Komisionit Evropian, Evropa ka ndërkohë një pozitë të mirë fillestare.

Autor:Kai Rineker/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica