1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shok në Berlin

9 Nëntor 2016

Në Berlin shumë politikanë janë shprehur të shokuar. Politikanët gjermanë janë të vetëdijshëm se do të ketë ndryshime, por se çfarë askush nuk e di saktë.

https://p.dw.com/p/2SOuq
Deutschland Reaktion US-Wahl - Außenminister Frank-Walter Steinmeier
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Schwarz

Kur do të deklarohet vetë kancelarja Angela Merkel? Kjo u intereson më shumë kohët e fundit gazetarëve në Berlin. Por zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert nuk kishte ndonjë përgjigje - për shkaqe të kuptueshme. Askush nuk mund të parashikonte se si do të zhvillohen gjërat natën e gjatë amerikane. Në fund erdhi lajmi i fundit: Donald Trump do të jetë presidenti i ri amerikan. Kancelarja Merkel do të deklarohet në mesditë dhe në këto kushte me siguri që do të matet çdo fjalë.

Por nga qarqet qeveritare ka pasur disa reagime. Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU) tha: "Ky ishte një shok i madh kur ka kam parë se në ç'drejtim po shkojnë gjërat", tha ajo në një intervistë në ARD. Por vetëm pak më vonë erdhën analizat e para serioze. Edhe Trumpi  e di që ky nuk është një votim për Trumpin, por më shumë kundër elitës në Uashington".

Reagimet e para

Ursual von der Leyen
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Jensen

Tani duhet të përballemi me realitetin, thonë kristjandemokratët. Ministrja von der Leyen ishte shumë e befasuar. Kontakte me presidentin e ri dhe me shtabin e tij deri tani nuk ka pasur. "Tani vjen një fazë e vakuumit, ndryshimit të administratës dhe shumë, shumë pikëpyetjeve", tha von der Leyen. Tani do të ketë përpjekje për vendosjen e kontakteve.

Udhëtimet e para të politikanëve gjermanë në SHBA do të realizohen në janar, kur bëhet dorëzimi i detyrës së presidentit nga Obama dhe marrja e postit të presidentit nga Trumpi. Von der Leyen mendon se do të ketë ndryshime edhe sa i përket politikës së sigurisë. Ajo mendon se presidenti i ri amerikan do të kërkojë më shumë angazhim të evropianëve brenda NATO-s. Ministrja megjithatë pret një bashkëpunim konstruktiv, sepse në interesin e evropianëve është që "SHBA të mbehtet e hapur dhe  e përgjegjshme".

Steinmeier: "na presin pasiguri"

US-Präsidentschaftswahl 2016 - Sieg Donald Trump
Fotografi: Reuters/M. Segar

Për zhvillimet e fundit është deklaruar edhe ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier dhe disa politikanë të tjerë të SPD. Ai mendon se pas fitores së Donald Trumpit në SHBA, Gjermania do të përballet me disa pasiguri. "As ne nuk mund të minimizojmë rëndësinë e rezultatit të këtyre zgjedhjeve për ne", tha ai. "Ne duhet përgatitemi për mundësinë që politika amerikane në të ardhmen të jetë më pak e parashikueshme."

Ai shpreson se nuk do të ketë ndryshime tepër të mëdha në politikën ndërkombëtare. Trumpi gjatë fushatës elektorale ka pasur tone shumë kritike ndaj Evropës dhe Gjermanisë. Në të ardhmen mund të ndodhë që SHBA të marrin vendime pa konsultuar shumë partnerët. "Ne nuk e dimë si do të reagojë në të ardhmen Amerika e Donald Trumpit."

"Por natyrisht që ne do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve. Me siguri që nuk do të jetë lehtë, shumë gjëra do të jenë më të vështira. Por jam i vetëdijshëm se marrëdhëniet transatlantike janë baza e Perëndimit. Ndaj nuk duhet ta cënojmë këtë fundament."

Steinmeier mendon se SHBA është e përçarë thellë dhe nuk do të jetë lehtë që këto përçarje të tejkalohen. "Nëse presidenti Trump vërtetë do të jetë president i të gjithëve, siç tha në fjalimin e tij, atëherë së pari duhet të tejkalojë këto përçarje në shoqërinë amerikane", tha ai.

Steinmeier mendon se fitorja e Trumpit në SHBA nuk do të duhej të influenconte populistët në Evropë, sepse "Evropa dhe Gjermania duan të mbeten një vend i përgjegjësisë dhe kulturës politike".

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore