1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shorti për çiftet e Champions League dhe kupën Uefa

dpa rtr20 Mars 2009

Bajerni kundër Barcelonës

https://p.dw.com/p/HGCD

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për përcaktimin e çifteve të çerekfinaleve të Champions League-ës. Bayerni i Mynihut takohet në çerekfinale me FC Barcelonën. Çiftet e tjera janë: Manchester United kundër FC Porto, FC Villareal kundër FC Arsenal dhe FC Liverpool kundër FC Chelsea. Në rast fitoreje Bajerni do të ndeshej në gjysëmfinale me Liverpool-in, ose me Chelsean, ku luan ish lojtari i ekipit bavarez, Michael Ballack. Bajerni do të luajë fillimisht në çerekfinale më 7/8 prill në Barcelonë. Ndeshja kthyese zhvillohet më 14 ose 15 prill në Mynih. Gjysëmfinalja luhet më 28/29 prill dhe 5/6 maj.

Ndërsa në shortin për ndeshjet e vlefshme për kupën UEFA dolën këto rezultate:

Hamburger SV - Manchester City

Paris St. Germain - Dynamo Kiew

Schachtjor Donezk - Olympique Marseille

Werder Bremen - Udinese Calcio