Bota

Shqetësim dhe kritika në mbarë botën për planet e Trump mbi Jeruzalemin

Synimi i presidentit të SHBA për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit ka bërë që në mbarë globin personalitetet drejtuese të venë këmbanat e alarmit. Disa madje shohin me këtë të kërcënohet paqja botërore.

Israel US-Präsident Donald Trump Besuch der Klagemauer in Jerusalem (Reuters/J. Ernst)

Qeveria e Gjermanisë në sfodin e planeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytete të Izraelit tërheq vëmendjen për rrezikun e trazirave në këtë qytet si dhe në Jordanin Perëndimor e në Gazë. Duke nisur nga kjo e mërkurë (06.11) në këto territore mund të ketë demonstrata, thuhet në udhëzuesin e aktualizuar të Ministrisë së Jashtme gjermane për ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve. "Trazirat e dhunshme nuk mund të përjashtohen."

Ministri i Jashtëm britanik Boris Johnson, në kuadërtë një takimi të NATO-s në Bruksel, tha se qeveria e tij i sheh me "shqetësim" këto zhvillime. Londra është e mendimit, se statusi i Jeruzalemit duhet të jetë pjesë e një zgjidhjeje përmes bisedimeve mes Izraelit dhe Palestinezëve. Johnson shgtoi, se Britania e Madhe "nuk ka plane", për ta zhvendosur në Jeruzalem ambasadën e saj.

Edhe i dërguari i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, theksoi, se statusi i Jeruzalemit duhet të jetë pjesë e "bisedimeve direkte" mes Izraelit dhe palestinezëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze,  Geng Shuang, në sfondin e nismës së SHBA-së paralajëmroi për "një përshkallëzim të tensioneve" në Linjen e Mesme. Palët pjesëmarrëse duhet të shmangin gjithçka që rrezikon një zgjidhje të "çështjes së Paleastinës" dhe "mund të shkaktojë konfrontim në rajon".

Qeveria e Turqisë paralajmëroi në rastin e njohjes së Jeruzalemit si kryeqatet i Izraelit nga ana e SHBA-së për një konflikt të ri ndërfetar. Kryeministri Binali Yildirim gjatë vizitës në Korenë e Jugut tha, se si njohja e Jeruzalemit si kryeqytet ashtu edhe zhvendosja e ambasadës së SHBA-së atje do të ishin veprime "jo legjitime". Yildirim theksoi: "Eshtë me rëndësi thelbësore si sa i përket së ardhmes së rajonit ashtu edhe për paqen botërore, që presidenti iSHBA-së të mos ebëjë një deklarim në këtë drejtim."

Irani planin e SHBA-së e vlerëson si një shenj dobësie. Ky hap nuk e ndal çlirimin e Palestinës prej pushtimit izraelit, theksoi kreu i Iranit Ajatollah Ali Chamenei. "Shpallja e Jeruzalemit si kryeqytet i Palestinës së pushtuar, tregon dëshpërimin dhe paaftësinë për veprim (të SHBA-së dhe Izraelit)."

Papa Françesku gjatë një audience të përgjithshme në Vatikan u shpreh "i shqetësuar thellë" për situatën përreth Jeruzalemit. Ky qytet është i shenjtë për hebrejtë, kritianët dhe myslimanët dhe ka një "simbolikë të veçantë për paqen", tha Papa. Ky identitet i Jeruzalemit duhet të ruhet dhe të forochet në të mirë të vendit të shenjtë dhe të të gjithë Lindjes së Mesme.

Sipas të dhënave të një përfaqësuesi të nivelit të lartë të qeverisë së SHBA-së, këtë të mërkurë (06.11) Trump do ta shpallë vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Trump gjatë një fjalimi që do të mbajë do të komunikojë zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem, por realizimi i këtij vendimi mund "të zgjasë me vite", thuhet në Uashington. Si Izraeli edhe palestinezët e pretendojnë jeruzalemin si kryeqytetin e tyre. Izraeli e ka shpallur të gjithë Jeruzalemin si një "qytet të përjetshëm e të pandashëm".  Për palestinezët Jeruzalemi lindor është kryeqyteti i shtetit të ardhshëm të tyre.

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو