1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria dhe Kroacia së shpejti anëtare të NATO-s

Esat Ahmeti3 Prill 2008

Kryetarët dhe shefat e qeverive të 26 vendeve anëtare të Natos vazhduan sot në Bukuresht samitin e filluar ditën e djeshme

https://p.dw.com/p/DZhS
Tirana me ngjyrat kombëtare dhe ato të NATO-s
Tirana me ngjyrat kombëtare dhe ato të NATO-sFotografi: DW / Pandeli Pani

Sot në pjesën e parë të samitit në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike Jap de Hop Skefer (Jaap de Hoop Scheffer) foli për rëndësinë e misioneve të Natos në pjesë të ndryshme të botës.

Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer
Sekretari i përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop SchefferFotografi: AP

'Sot ne në veçanti nderojmë ata që dhanë jetën e tyre në shërbim të Aleancës', tha Skefer. Pjesëmarrësit në samit nuk kanë arritur dje që të bien në ujdi për një anëtarësim të shpejtë të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Aleancë.

Krerët e vendeve anëtare të Natos kanë shtyrë po ashtu vendimin për dërgimin e një ftese Maqedonisë për shkak se Greqia nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj për përdorimin e vetos. Nga ana tjetër pranimi i Kroacisë dhe i Shqipërisë është më se i sigurtë, thanë diplomatë të Natos. Vendimi për dërgimin e një ftese Maqedonisë është shtyrë për në vjeshtë. Deri atëherë Greqia dhe Maqedonia duhet të arrijnë një marrëveshje sa i përket emrit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkelzbret nga avioni në Bukuresht
Kancelarja gjermane, Angela Merkelzbret nga avioni në BukureshtFotografi: picture-alliance/ dpa

Megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se:'Do të dëshiroja që Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia të pranohen në Nato bashkarisht. Unë mund vetëm të them se ne do të provojmë deri në minutën e fundit që të tejkalohen zënkat mes Greqisë dhe Maqedonisë'. Por se a do të arrijmë këtë gjatë ditës së sotme nuk është e sigurtë'.

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier
Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter SteinmeierFotografi: picture-alliance/ dpa

Ndërkaq ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer u shpreh lidhur me angazhimin amerikan për anëtarsimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në Nato. 'Arsyet kanë të bëjnë me gjendjen e brendshme si në Ukrainë ashtu dhe në Gjeorgji. Shpresoj që diskutimi për këtë të jetë në plan të parë', tha Shtajnmajer.