1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

270711 USA Schuldenstreit

27 Korrik 2011

Pas një jave do të jenë shpenzuar edhe të hollat e fundit të buxhetit, nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë një kompromis mbi ngritjen e kufirit të huave amerikane.

https://p.dw.com/p/1250I
Fotografi: dapd

Pas një jave do të jenë shpenzuar edhe të hollat e fundit të buxhetit, nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë një kompromis mbi ngritjen e kufirit të huave amerikane. Një përfytyrim bizar: superfuqia botërore SHBA nuk do të ishte në gjendje të paguajö të gjitha faturat e saj. Dhe kjo për shkak të luftës së brendshme politike. Kjo për faktin se në mosmarrëveshjet mes demokratëve dhe republikanëve për kufirin e borxhit bëhet fjalë për më shumë se sa për limitin e huave.

Ngritje të taksave, po apo jo

John Boehner,
Republikani John BoehnerFotografi: AP

Në fund të gjitha mosmarrëveshjet reduktohen në një temë: Ngritje të taksave, po apo jo. Në një tubim me studentët, Obama ka përshkruar edhe njëherë kontradiktat, që janë paraqitur në këtë debat për taksat. "Para se ne të mos kërkojmë më alternativa për energjinë do të duhej që formave të naftës t'u heqim avantazhet e taksave. Para se studentët të duhet të paguajnë më shumë, do të duhej që t'u heqim lehtësimet tatimore menaxherëve të fondeve Hedge. Dhe para se pensionët të jenë të detyruar që të paguajnë më shumë për sigurimin e tyre shëndetësor më mirë u hiqni njerëzve si mua lehtësimet e taksave, të cilat nuk i kërkojnë dhe për të cilat nuk kanë nevojë."

Për këtë ai mori shumë duartrokitje. Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë më shumë se vetëm kufirin e borxhit shtetëror: mbrojtjen e klimës, arsimit, përkujdesjen për pleqërinë.

Nga ana tjetër ndodhen republikanët

Takim i Obamës me republikanët
Takim i Obamës me republikanëtFotografi: dapd

Atje gjërat komentohen ndryshe. Kundërshtari i presidentit Obama, John Boehner, nga kampi i republikanëve, kundörshtoi çdo përpjekje për të rritur taksat: "Të martën presidenti kërkoi rritjen e taksave të reja. Unë i thashë jo. Të mërkurën prapë taksa të reja, unë i thashë jo. Të enjten, ne i thamë jo sërish.

Argumenti i republikanëve: ngritja e taksave mbyll vendet e punës në këtë gjendje labile të ekonomisë. Në vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë zgjedhje dhe republikanët në mosmarrëveshjet për kufirin e borxhit e shohin një mundësi të mirë, që të nxjerrin presidentin Obama nga Shtëpia e Bardhë.

Autor: Sabrina Fritz/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica