1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohen azilkërkuesit nga Ballkani - Rihapet debati për regjimin e vizave

dpa afp dapd (vfb)13 Tetor 2012

Politikanët flasin për „abuzim me të drejtën e azilimit“, komunat ankohen për vështirësi të mëdha në strehimi, ndërsa organizata Pro-Asyl kritikon „përjashtimin dhe diskriminimin ekstrem“ të romëve azilkërkues.

https://p.dw.com/p/16PIm
Fotografi: picture-alliance/ dpa

Qëkurse në fillimtë vitit 2010 u shfuqizua regjimi i vizave për serbët dhe maqedonasit, numri i azilkërkuesve nga këto dy vende është rritur dukshëm. Aktualisht Serbia zë vendin e dytë ndër dhjetë vendet kryesore prej nga vijnë azilkërkuesit, ndërsa Maqedonia renditet e gjashta. Shanse për njohjen e së drejtës së azilimit nuk kanë as serbët dhe as maqedonasit.

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich kërkon të kufizojë hyrjen në Gjermani të serbëve dhe maqedonasve. Fluksi masiv i qytetarëve serbë dhe maqedoas duhet ndaluar menjëherë, kërkoi politikani kristiansocial. Për këtë duhet të jetë e mundur që BE-ja ta pezullojë sa më shpejt lirinë e vizave për këto vende. Numri i azilkërkuesve është rritur shumë në shtator në krahasim një vit më parë. Sipas të dhënave të ministrisë në shtator ka pasur 6691 kërkesa për azil, rreth 62 për qind më shumë se në shtator 2012. Rritja më e fortë shënohet tek refugjatët nga Serbia dhe Maqedonia. Eksperti socialdemokrat për çështjet e sigurisë Michael Hartmann bëri përgjegjës për këtë zhvillim "bandat e paskrupullta". Zyra federale për refugjatët në Nyremberg duhet t'i kthejë pa vonesë këta azilkërkues, këroi Hartmann. Ndërsa për azilkërkuesit nga Pakistani, Siria dhe Afganistani dyert duhet të mbeten të hapura.

"Shanset për ta fituar të drejtën e azilimit janë zero"

Arësye për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia politikanët e BE-së e shohin kryesisht tek rritja e pagesave për azilkërkuesit. Kryetari i komisionit parlmentar të punëve të brendëshme, kristiandemokrati Ëolfgang Bosbach, tërhoqi vëmendjen gjithashtu në një intervistë për gazetën „Ruhr Nachrichten“ ndaj të ashquajturave dekrete të dimrit në disa lande. Përmes këtyre dekreteve azilkërkuesve u garantohet një qëndrim minimal prej disa muajsh edhe në rastet kur „shanset për ta fituar të drejtën e azilimit janë zero“.

Pro Asyl: Refugjatët përballen me „përjashtimin dhe diskriminimin ekstrem“

Organizata për mbrojtjen e refugjatëve Pro Asyl e cilëson debatin për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia si „përhapje paniku“. „Kjo nuk justifikohet me shifra“, tha zëdhënsja e Pro Asyl politikat juriidke Marei Pelzer. Vërtetë njerëzit nga këto dy vende qysh prej heqjes së regjimit të vizave e kanë më të lehtë të udhëtojnë për në Gjermani e vende të tjera të BE-së, por arësyeja përse ata largohen në radhë të parë ka të bëjë me „përjashtimin dhe diskriminimin ekstrem“ të refugjatëve në vendet prej nga ata vijnë.

Përveç kësaj muajt e dimrit në zonat e varfëra të Ballkanit përbëjnë një periudhë të vështirë për të prekurit. „Skandali i vërtetë janë kushtet e jetesës në vendet e origjinës dhe pas kësaj mënyra s esi ata priten prej politikës në Gjermani“, thotë Pelzer. Fakti që komunat ankohen pë rmungesën e vendstrehimeve për azilkërkuesit, është sipas Pelzer rezultat i planifikimit të gabuar. Sepse qysh nga viti 2007 për shkak të uljes së dukshme të numrit të azilkërkuesve janë pakësuar edhe kapacitet përkatëse. „Ky është një planifikim i gabuar, që duhet korrigjuar“, thotë Pelzer.

Një vështrim në zhvillimin e shifrave të përgjithshme të azilkërkuesve në dy dekadat e fundit tregon, se Gjermania pavarësisht nga rritja e vazhdueshme është ende mjaft larg rekordit të mesit të viteve 90-të. Asokohe në Gjermani numëroheshin gati gjysmë milioni azilkërkues – gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012 numri i azilkërkuesve ka qenë 40.200. Pas kulmit të viteve 1990 numri i azilkërkuesve deri në vitin 2007 ra në rreth 20.000, duke shënuar sërish rritje. Në vitin 2010 janë paraqitur 41.300 kërkesa për azilim dhe në vititn 2011rreth 45.800.