1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohet numri i viktimave të përmbytjeve në Australi

4 Janar 2011

Në verilindje të Australisë zgjerohen territoret e prekura nga përmbytjet. Si rezultat mijëra vetë detyrohen të evakuohen.

https://p.dw.com/p/ztTZ
Shtëpi në Rockhampton, AustraliFotografi: picture alliance / dpa

Numri i viktimave nga përmbytjet në veri të Australisë është rritur në dhjetë persona. Në zonat e përmbytura gjithnjë e më shumë persona detyrohen të largohen shtëpitë e tyre dhe ikin në vende të sigurta. Gjendja më e rëndë është aktualisht në qytetin bregdetar Rockhampton, ku rreth 80.000 banorë mund të furnizohen vetëm nga ajri. Rreth 1000 banorë të qytetit të mbetur pa shtëpi janë vendosur në vendstrehime provizore.

Vazhdon evakuimi i banorëve

Überschwemmungen Queensland Australien
Queensland, AustraliFotografi: picture alliance / dpa

Ujërat janë përzier në disa pjesë edhe me ujërat e zeza, në to notojnë gjarpërinj të rrezikshëm dhe krokodilë. "Gjithçka të duket surreale", i tha një banore e Rockhampton radios ABC. Gjithsej 200.000 vetë janë të prekur nga përmbytjet. Në Bowen Basin, në zonën e nxjerrjes së qymyrgurit në Queensland ujërat sipas shërbimit meteorologjik janë tërhequr. Disa banorë të qyteteve të përmbytura u kthyen këtë të martë në shtëpitë e tyre dhe filluan me pastrimin.

Dëmet materiale sipas autoriteteve kanë arritur ndërkohë shumën e miliarda dollarëve. Kryeministrja e Australisë Julia Gillard bëri të ditur se qeveria do të mbështesë me disa qindra miliona dollarë rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar. Ajo tha se do të ndihmohen edhe qytetarët e këtyre rajoneve.

Autor: DPA/Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma-Filaj Ballvora