1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për automjetet elektrike në Gjermani

20 Gusht 2009
https://p.dw.com/p/JEc0
Shtypi gjerman komenton planin për automjetet elektrike në Gjermani
Shtypi gjerman komenton planin për automjetet elektrike në GjermaniFotografi: picture-alliance/dpa

Për ta kthyer Gjermaninë në vendin e parë në botë për automjete elektrike qeveria gjermane miratoi dje një plan. Ai parashikon ndër të tjera një subvencionim të përkohshëm të blerjes së tyre.

Në lidhje me këtë "Süddeutsche Zeitung" vëren:

"Të ndryshosh brenda pak dekadash një infrastrukturë të tilë, të ndërrosh pikat e furnizimit me karburant me kabllo furnizimi dhe miliona stacione energjetike të vogla me një strukturë stacionesh pak a shumë të mëdha, kjo është e pashembullt në histori. Në rast se do të arrihej, kjo do të ishte më shumë se vetëm revolucionim i lëvizshmërisë. Do të ishte dëshmia, se shoqëritë e industrializuara janë në gjendje të përtërihen."

Ndërsa në "Berliner Morgenpost" lexojmë:

"E nevojshme është, që zhvillimi i motorëve mjedisruajtës si elektroteknika të nxitet më në fund edhe në Gjermani më me vendosmëri. Por në radhë të parë kjo është detyrë e industrisë së automjeteve, të baterive dhe të energjetikës, dhe jo e shtetit."

Autor: dpa/Elert Ajazaj

Redaktoi: Auron Dodi