1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për rrezikun për falimentim të bankës Nordbank

VFB25 Shkurt 2009
https://p.dw.com/p/H0wS
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në shtypin gjerman të së martës gjen jehonë paketa e shpëtimit e landeve të Hamburgut dhe Schleswig-Holschtein-it për Nordbank, të rrezikuar nga falimentimi.

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton:

"Landet e Schleswig-Holshteinit dhe të Hamburgut ende nuk kanë falimentuar - ndërsa banka e tyre HSH Nordbank po. Për shpëtimin e saj të dyja landet duhet të japin një kapital shtesë prej 3 miliardë eurosh si dhe një garanci prej 10 miliardë eurosh. Mos vallë disfata e bankave s´po merr fund? (...) Ndoshta do të duhej që kjo bankë të likujdohej, në vend që të gjitha institucionet e rrezikuara të shpallen si relevante për sistemin. Tek e fundit secili e di, që banka të tilla si ato të landeve janë të tepërta. Në fund ai që paguan është taksapaguesi. Për financat solide të shtetit është e rëndësishme, që federata të mos i çlirojë landet nga përgjegjësia. Por për fat të keq federata e blen me transferime të reja financiare, miratimin e landeve, që nuk janë të gjendje të frenojnë borxhet. Kjo bën që ndonjë land të zhytet edhe më shpejt në borxhe të reja."

Ndërsa "Stuttgarter Zeitung" shkruan:

"Vetëm mund të shpresojmë, që landet të mos nxitohen me operacionet për shpëtimin e bankave. Tashmë në landet që shtrihen përgjatë Balltikut dhe Detit të Veriut po qarkullon fantazma e falimentimit. Ndoshta ky shqetësim është i ekzgjaruar, por megjithatë mbetet frika, se mund të humbasin miliarda para nga taksat dhe tek e fundit gjithësesi do të na duhet të vajtojmë për njëbankë të falimentuar. Nëse shteti pra ndihmon, sepse s´mund të bëjë ndryshe, atëherë në të ardhmen ai duhet ta marrë më seriozisht detyrën e kontrollit dhe të kujdeset, që menaxherët e Nordbank-ës ta rivendosin sërish institutin e tyre mbi baza të shëndosha. Një gjë e tillë kushton vende pune e në radhë të parë një orientim të ri të biznesit: larg aventurave financiare dhe me përqëdnrim tek detyrat thelbësore, paçka se këto sjellin më pak fitim."