1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi i së enjtes - Sipërmarrja Deutsche Post bëhet përkohësisht aksionare kryesore e "Deutsche Bank"

(EA/VFB)15 Janar 2009

"Deutsche Bank" në valën e blerjes së përshpejtuar të bankës "Postbank" do të paguajë një pjesë të çmimit të blerjes prej 4,9 miliardë eurosh në aksione të vetat, bëjnë të ditur dy koncernet në Frankfurt mbi Main.

https://p.dw.com/p/GYsK
Fotografi: dpa

Kjo është temë kryesore e komenteve në shtypin gjerman të së enjtes.

'Frankfurter Rundschau' komenton: "Premtimet e dividendit nga Jozef Akerman (shefi i Deutsche Bank) janë të papërgjegjshme. Kjo për faktin se Banka Gjermane - Deutsche Bank, kapitalin e vet të çmueshëm e bën tym, pikërisht kapitalin rezervë që duhet të përdoret për mbulimin e humbjeve, në një kohë kur gjithnjë e më shumë banka kanë nevojë për ndihmën e shtetit. Kush mund ta parashikojë që pas disa muajsh Deutsche Bank nuk do të mundet të bëj ndryshe?. Po të ishte Akerman një bankier largpamës atëherë nuk do t'i veçonte 290 milionë euro për një karvan investitorësh, i cili nesër vazhdon rrugën e tij", thuhet në 'Frankfurter Rundschau'.


'Stuttgarter Zeitung' vëren: "Adresa më e mirë financiare në Gjermani, e cila varet nga mbështetja e një ndërrmarrjeje zemërgjerë, siç është posta, e bën të qartë rrëzimin nga Olimpi. Përveç kësaj marrja e rrugës së pendimit nga ana e Akermanit, sipas vlerësimeve të analistëve nuk përjashtohet në asnjë mënyrë gjatë muajve të ardhshëm. Me këtë bëhet e qartë se kriza mbarëbotrëore, e cila filloi si krizë financiare prek ekonominë kreditore gjermane më shumë nga sa pritej", nënvizon 'Stuttgarter Zeitung'.


'Schwarzwälder Bote' nënvizon: "Kur shefi i Deutsche Bank, Jozef Akerman, hoqi dorë nga milionat që i takonin, ky nuk ishte vetëm një gjest i një top-bankieri në sektorin që shkaktoi tërmetin global koniunkturor. Tani është njoftuar se banka më e madhe private gjermane mbylli vitin me një mungesë disamiliardëshe. Akerman tërë kohën flet për mbështetjen shpëtimtare nga shteti. Dhe tani me marrjen e përkohëshme të aksioneve kryesore të Deutsche Bank nga Postbank në bordin e anijes futet edhe federata gjermane", thekson në numrin e saj të sotëm 'Schwarzwälder Bote'.