1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel Kosovo

24 Dhjetor 2011

"Beogradi reagon me refuzim ndaj vizitës së Kancelares Federale Merkel në Kosovë". Nën këtë titull e nëntitull, autori Michael Martens shkruan ndër të tjera në numrin e sotëm (23.12) të gazetës FAZ

https://p.dw.com/p/13YeM
Frankfurter Allgemeine Zeitung
Frankfurter Allgemeine Zeitung

"Në një kohë që në Kosovë Kancelarja Federale Merkel, pas refuzimit të qartë prej saj për t'i dhënë statusin e Kandidatit për në BE festohet si "nënë e dytë e kombit", nga kryeqyteti i Serbisë ushton: Gjermania si gjithmonë. Ja ku duket prapë se prej Berlinit ose Bonnit nuk ka ardhur kurrë diçka e mirë për serbët, thuhet në komentet e gazetave dhe pjesërisht edhe në intervistat e politikanëve, të cilët armatosen për zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

Të hënën (19.12), në vizitën në Kosovë kancelarja e përsëriti në një bisedë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi qëndrimin e saj, se Gjermania nuk do ta mbështesë statusin e kandidatit të BE për Serbinë, për aq kohë sa të mos jetë zgjidhur grindja kufitare midis Serbisë dhe Kosovës. Pas bisedës midis vajzës së priftit dhe ish-drejtuesit të çetave guerile, nga pala gjermane u shqiptuan sërish kërkesa në drejtim të Beogradit - po edhe në drejtim të palës kosovare- që të arrihet një dakordim. Thaçit iu kërkua që të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe që të mos i nxisë më tej emocionet , në një kohë që kancelarja pret nga Beogradi një "këmbim të arsyeshëm të mallrave", gjë e cila për shkak të shumë bllokadave në rrugë në Veri nuk është e mundur. "Për fat të keq, një situatë e qetë muajt e fundit është kthyer sërish në një vatër krize", konstatoi kancelarja.

Angela Merkeldhe Hashim Thaçi
Angela Merkeldhe Hashim ThaçiFotografi: DW

Ajo që shkaktoi shqetësim në Serbi dhe u shfrytëzua për qëllime propagandistike ishte kërkesa e saj "që të bëhet kujdes hap pas hapi, që të mos ekzistojnë struktura paralele". Nën "struktura paralele" në Beograd kuptohet diçka krejt tjetër nga ajo që kuptohet në botën e jashtme perëndimore. Në Berlin, Londër ose Paris me këtë mbahen parasysh autoritetet dhe strukturat e pushtetit, të cilat kontrollohen pjesërisht ose krejtësisht nga kriminelët lokalë në veriun serb të Mitrovicës së ndarë etnikisht, si dhe në prapavijë. Këtu bëjnë pjesë gjykatat, stacionet e policisë, por edhe qarqet kriminale, para së gjithash bandat e kontrabandistëve. Por në bazë të mënyrës si i kupton ato zyrtarisht Beogradi fjala është për institucione si shkolla, kopshte, për spitalin serb të Mitrovicës veriore ose për universitetin e atjeshëm. Këto nuk janë sipas serbëve struktura paralele, por të vetmet struktura të llojit të tyre në veriun serb dhe prandaj të nevojshme për mbijetesën e serbëve."

Më tej në FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG lexojmë:

"Nga ana tjetër, qëndrimi i Berlinit, që Beogradi duhet të ofrojë më parë rezultate, përpara se të marrë statusin e kandidatit solli padyshim sukseset e para. Pa kaluar as 24 orë nga vizita e zonjës Merkel në Prishtinë, policia serbe i arrestoi të dyshuarit si kriminelë Zvonko Velinovic dhe vëllanë e tij, të cilët ndodheshin në këtë kohë për skijim në Serbi. Veselinovici konsiderohet si mbreti i botës ilegale, i cili në bashkëpunim me bandat shqiptare kontrollon biznesin e kontrabandës."

Autor: Auron Dodi (FAZ)

Redaktoi: M.Kelmendi