1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si do të operojnë vëzhguesit vendorë?

19 Qershor 2009

Në ditën e zgjedhjeve dhe atë të numërimit të votave, do të angazhohen rreth 2500 vëzhgues nga organizatat joqeveritare në Shqipëri. Grupi i vëzhguesve vendorë ka trajnuar të gjithë anëtarët e tij.

https://p.dw.com/p/IUiM
Listat e zgjedhësve
Në terren do të jenë rreth 2500 vëshgues vendorë.Fotografi: OSZE

Mënyra se si do të votohet në datën 28 qershor dhe si do të kalojë procesi i mëpasëm i numërimit të votave, do të jetë në fokus të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Krahas monitoriuesve ndërkombëtare afatgjatë dhe afatshkurtër, në terren do të jenë rreth 2500 vëshgues vendorë. Ata janë aktivistë nga një rrjet i gjërë i shoqatash joqeveritare.

Gerta Meta, përfaqësuesve e ekipit të vëzhguesve thotë për DW, se ka përfunduar procesi i trajnimit të anëtarëve. Ata janë të gatshëm të mbulojnë gjysmën e qëndrave të votimit në të gjithë vendin. Si dhe të gjitha qëndrat vendore, ku do të kryet procesi i numërimit të votave. Meta veçon si pikë të fortë në rolin e tyre, përdorimin e një teknologjie të avancuar të komunikimit nga terreni në qëndrën e përpunimit të të dhënave. "Do të përdorim dërgimin e mesazheve sms në dy momente kryesore. Ata do t`i dërgojnë sms-të në qendrën operative, e cila do të informojë publikun në mënyrë korrekte e të drejtëpërdrejtë për parregullsitë, pra si shkon procesi. Do të jemi të fokusuar dhe në përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje. Gjithashtu, ditën e votimit do të jemi në konktakt të vazhdueshëm me përfaqësues të medias. Fokusi do të jetë procedura, që nga hapja e kutive e deri tek mbyllja, e transporti i tyre në qëndrat e numërimit."

Premto Gogo është drejtues i shoqatës "Kriik Albania". Si pjesë e koalicionit të vëzhguesve vendorë, ai do të angazhohet në monitorimin e procesit të numërimit të votave. Gogo thotë për DW se në 66 qëndrat e numërimit për të gjithë vendin do të jenë të atashuar 480 monitorues. "Është një program, një soft, që përmban të gjitha kalkulimet e parashikuara nga kodi zgjedhor. Në dalje programi jep çdo përqindje të subjekteve elektorale, apo të fokusuar dhe emra kandidatësh në rang qarku. 7 televizione kryesore do të kenë mundësi dalje të pamjeve video nga ky program. Ky nuk është një lloj paralelizimi me punën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Por një bashkëpunim i vazhdueshëm dhe komplemtar me të.""Kriik Albania" bashkëpunon në këtë projekt që aplikohet për hërë të parë në Shqipëri, me shoqatën e administrimit të procesit zgjedhor, ECA. Sipas Gogos monitorimi i ditës së zgjedhjeve dhe procesit të numërimit të votave nga shoqëria civile është në favor të transparencës për publikun aq të interesuar për to.

Autor : Arben Muka

Redaktoi : Aida Cama