1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sistemet radio-televizive evropiane në krahasim

31 Gusht 2010

Thuajse në të gjitha vendet e BE-së veç stacioneve televizive publike ka edhe private. Gjithësesi mes vendeve të ndryshme ka ndryshime.

https://p.dw.com/p/OziB
TV
Fotografi: picture alliance/chromorange
Logoja e ORF-së
Logoja e ORF-së

Vendi i fundit i BE-së që i dha fund monopolit të televizionit publik ishte Austria. Vetëm në vitin 2003 ajo i lejoi televizionit privat ATV të fillonte transmetimet në mbarë vendin. Gjithësesi dominuese jane programet e televizionit publik ORF. Një rol të madh në Ausrtri luajnë stacionet private gjermane si Sat1, Pro7 oder RTL. Monopoli për një kohë të gjatë i ORF, ndaj së cilës partitë në pushtet në Vjenë kanë ndikim të madh, kishte edhe shkaqe teknike, mungesa e frekuencave tokësore. Falë teknikës digjitale dhe satelitore kjo gjë ka ndryshuar.

Logoja e BBC-së
Logoja e BBC-së

Model për stacionet publike në Evropë është British Broadcasting Cooperation (BBC), e cila financohet prej taksave dhe është relativisht larg ndikimit të shtetit. Të ardhurat e saj vjetore janë katër miliardë euro. Veç dy kanaleve kombëtare, atyre rajonale dhe kanaleve tematike prej këtyre të ardhurave financohet edhe BBC World. BBC i shet në të gjithë botën programet e saj edukative duke siguruar në këtë mënyrë të ardhura shtesë. Kanalet private në Britaninë e Madhe ITV, Channel 5 si dhe BSkyB janë shumë më të vegjël se BBC.

Logoja e televizionit publik italian RAI
Logoja e televizionit publik italian RAIFotografi: AP

Kur bëhet fjalë për televizionin italian të shkon mendja menjëherë te Berluskoni dhe kanalet private Canale 5, Italia 1 dhe Retequattro. Në treg kryeson Canale 5, programi i të cilit është shumë i afërt me qeverinë. Kryeministri ka ndikim të madh edhe tek programet e televizionit publik RAI. Këshilli kontrollues i RAI-t caktohet prej ministrit të Financave. Shefat prej qeverisë. Në këtë mënyrë Berluskoni kontrollon rreth 90% të tregut italian të televizionit, gjë që është kritikuar së tepërmi edhe prej Parlamentit Evropian.

Nga televizon shtetëror në televizion publik

Pas ndryshimeve në Evropën Lindore televizionët e dikurshëm shtetërorë u shndërruan në publikë. Në Poloni p.sh. tregu dominohet prej Televizija Polska (TVP), i cili transmeton në dy kanale brenda vendit dhe TV për jashtë TV Polonia. Në Poloni si dhe në vendet baltike ka edhe një sërë televizionesh private dhe komerciale.

Logoja e kanalit televiziv gjermano-francez ARTE
Logoja e kanalit televiziv gjermano-francez ARTE

Veç televizioneve kombëtare ekziston edhe Euronews. Ky kanal financohet prej Komisionit të BE-së dhe transmeton në gjuhë të ndryshme evropiane si dhe në arabisht. Qendra e tij është në Lion dhe Euronews bashkëpunon me shumë stacione publike në të gjithë Evropën. Veç tij ekziston edhe kanali kulturor gjermano-francez ARTE si dhe kanali austriako-gjermano-zviceran 3Sat.

BE nuk ka nxjerrë rregulla të posaçme për të gjitha televizionet publike. Për to ekzistojnë vetëm disa rregulla minimale në lidhje me numrin dhe gjatësinë e reklamave si dhe për shfaqjen e filmave me përmbajtje pornografike ose të dëmshme për rininë.

Autor: Bernd Riegert / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti