1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

231211 Tsunami Bojen

26 Dhjetor 2011

Pas cunamit të vitit 2004 Indonezia ndërtoi me ndihmën gjermane sistemin paralajmërues. Trupa lundrues monitorojnë sipërfaqen e detit. Trupat matëse janë të ndjeshëm, por 8 syersh të eksportuar nga Gjermania nuk punojnë.

https://p.dw.com/p/13ZBT
Të dhënat e stacionit matës paraqiten në ekranë.
Të dhënat e stacionit matës paraqiten në ekranë.Fotografi: DW/Robina

Agjencia teknologjike indoneziane BPPT monitoron funksionimin e fuçitë sinjalizue në det. Por sipas drejtuesit të projektit Wahyu Pandu trupat lundrues kanë funksionuar vetëm për një kohë shumë të shkurtër. Katër prej tyre, që janë vendosur në bregdetin e Sumatrës, tani kanë defekt. Dhe tre të tjera në oqeanin Indian në jug të Javës gjithashtu nuk funksionojnë më. Ai dyshon, se shumë peshkatarë nuk i njohin vozat sinjluzuese si pajisje të ndjeshme dhe përplasen me to me varkat e tyre. Nuk përjashtohet as mundësia që t'i kenë vjedhur sensorët e shtrenjtë mbi fuçi.

"Të gjitha këto fuçitë sinjalizuese kanë qenë një herë defekt. Nganjëherë janë të prerë litarët, ose ato goditen nga anijet, ose thjesht janë vjedhur sensorët. Në zonat ku vendosim këto pajisje, peshkohet shumë. Aty vijnë shumë peshkatarë dhe hedhin rrjetat e tyre. Ne mbikqyrin gjithsej 19 voza. Krahas fuçive gjermane disa vijnë edhe nga Amerika. Disa të tjera i kemi ndërtuar vetë. Shpesh këto aparatura dëmtohen nga vandalizmi."

Peshkatarë në Banda Aceh, Indonezi
Peshkatarë në Banda Aceh, IndoneziFotografi: AP

Edhe nga Tajlanda dhe India njoftohen dëme në fuçitë sinjalizuese të sistemit për paralajmërimin e cunamit thotë Wahyu Pandu. Nuk është e thjeshtë, që t'i kontrollosh ato përherë. As marina indoneziane nuk mund t'i kontrollojë të gjitha zonat. E gjitha vështirësohet edhe nga problemet me furnizimin me pjesë këmbimi.

Komplikacione në riparim dhe zëvendësimin e pjesëve të këmbimit

"Këto fuçi janë mjaft të komplikuara. Kur ato dëmtohen, duhet t'i marrim përsëri në breg. Ne na duhet një anije në qoftë se duam t'i marrim në breg. Pastaj duhet t'i kontrollojmë pajisjet nga ana teknike dhe t'i rivendosim në vendin e tyre. Ky është një proces i gjatë dhe i vështirë. Edhe për riparimin e tyre kemi vështirësi, që të marrim pjesë këmbimi nga Gjermania. Pra do të zgjasë ca deri sa t'i riparojmë."

Tani po punohet në tri fuçi. Pandu mendon se riparimet do të zgjasin deri vitin e ardhshëm. Nga gjithsej 14 fuçitë, që u shpërdanë fillimisht nëpër detra, punojnë më së shumti pesë. Për një sistem efektiv paralajmërues Indonezisë i nevojiten në fakt 22 trupa matës. Rajonet e rrezikuara janë ndër të tjera bregu perëndimor i Sumatrës dhe Bregu jugor i Javës. Edhe ishujt Bali dhe Papua janë të kërcënuar nga cunami. Momentalisht sistemi paralajmërues nga Gjermania nuk funksionon.

Cunami në Indonezi
Cunami në IndoneziFotografi: AP

Indonezia varet nga sistemet e paralajmërimit të vendeve të tjera

"Ka edhe pajisje të tjera për matjen e tërmetit dhe matjen e sipërfaqes së detit në bregdet. Këto pajisje monitorohen nga zyra e meteorologjisë. Perveç kësaj në oqeanin Indian ka edhe sisteme të tjera paralajmëruese nga cunami. Australia ka një sistem paralajmërues në afërsi të Christmas Island. Edhe në Indi dhe Tailandë ka sisteme paralajmërimi. Ne mund t'i përdorim pjesërisht edhe këto sisteme.

Autor: Zaki Amrullah / Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora