1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandali NSA dhe trauma gjermane

Pandeli Pani/Carla Bleiker11 Korrik 2013

Edhe pse gjermanët sot nuk organizojnë marshime proteste, në shumë gazeta apo forume interneti shprehet zemërimi për përgjimin nga shërbimet sekrete amerikane.

https://p.dw.com/p/195tO
Fotografi: Fotolia/Gina Sanders

Në vitin 1983 në Gjermani pati protesta të mëdha kundër regjistrimit të popullsisë nga qeveria gjermane. Sot është e qartë që National Security Agency (NSA) mund të mbledhë për qytetarët gjermanë përmes përgjimit të telefonave dhe e-maileve shume më tepër informacione nga sa kërkoheshin në pyetsorin për numërimin e popullsisë. Por edhe pse katër ndër pesë qytetarë gjermanë thonë që Angela Merkel duhet t'i drejtohet me fjalë të forta qeverisë amerikane për problemin e përgjimit, në rrugë për të protestuar nuk del askush.

Ulrich Sittermann, pedagog në Universitetin e Bremenit thotë për DW se protestat e viteve 80 ishin element i lëvizjes sociale. Por sot njerëzit janë mësuar aq shumë me e-mailin dhe internetin apo facebook-un dhe nuk i shohin rreziqet e tyre. Prandaj Sitterman ka frikë se në rast se nuk do të ketë rezistencë ndaj masave të përgjimit, Gjermania mund të shndërrohet në një "diktaturë përgjimi".

Symbolbild Snowden und Manning
Shumë gjermanë thonë se do ta strehonin dhe fshinin Edward Snowden se ai ka vënë në rrezik jetën e vet për lirinë e njerëzimitFotografi: Reuters

Forma të tjera proteste

Edhe pse gjermanët sot nuk organizojnë marshime proteste në shumë gazeta apo forume interneti shprehet zemërimi për përgjimin nga shërbimet sekrete amerikane. Këtu bën pjesë edhe admirimi që kanë gjermanët për Edward Snowden. Shumë gjermanë thotë Anna von Münchhausen, përgjegjëse për letrat e lexuesve në gazetën "Die Zeit" thotë për DW se shumë njerëz thonë se do ta strehonin dhe fshinin Edward Snowden se ai ka vënë në rrezik jetën e vet për lirinë e njerëzimit.

Përvoja të ndryshme

Të tjerë i krahasojnë aksionet e sotme të përgjimit me masat e dikurshme në RDGJ. Po ashtu ka të tjerë kujtojnë Gjermaninë naziste. Pikërisht për shkak të këtyre përvojave tronditja në Gjermani për përgjimet është shumë më e lartë se në SHBA. Kurse te amerikanët ka lënë gjurmë të thella 9/11 dhe luftimi i terrorit shikohet si një qëllim që i justifikon të gjitha mjetet, thotë Nico Lumma nga shoqata "Qendra për Përparim Digjital D64".