1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

270510 Eurovision Abstimmung

28 Maj 2010

Festivali evropian i këngës Eurovision Song Contest mbledh dhe këtë vit përsëri miliona njerëz para ekraneve. Ndryshimi kësaj rradhe është votimi, sepse secili mund të votojë përmes një telefonate për fituesin.

https://p.dw.com/p/NbkT
Mënyra se si kanë votuar disa vende në të kaluarën ka ngjallur shpesh kritikë.
Mënyra se si kanë votuar disa vende në të kaluarën ka ngjallur shpesh kritikë.Fotografi: picture-alliance/dpa/AP/DW-Montage

Më shumë se 120 milionë teleshikues shënoi Festivali Evropian i këngës vitin e kaluar, tendenca në rritje. Shumë prej tyre dëshironin t'ua japin me telefon votën këngetarëve dhe këngëve të tyre të preferuara. Por meqë vitet e fundit ka patur herë pas here zëra se vende nga rajone të caktuara, (si Skandinavia, Evropa Lindore dhe Ballkani), u jepnin votat njëri-tjetrit, procedura është ndryshuar.

Që prej vitit 2009 pikët, e secilit vend, përcaktohen gjysma me "Televoting" dhe gjysma nga një juri kombëtare e përbërë prej pesë vetësh. Kjo mënyrë ka reduktuar akuzat e favorizimit të padrejtë brenda rajoneve të caktuara. Këtë vit juritë ishin të pranishme që në gjysëmfinale, një tjetër hap në drejtim të transparencës.

Edhe një risi e re: Telespektatorët japin votën e tyre gjatë gjithë transmetimit.

Finalistët
FinalistëtFotografi: EBU

Nga një numër telefoni jep deri në 20 herë vlerësimin tënd. Ville Vedenpää i televizionit shtetëror finlandez YLE e quajti vendimin e organizatorit, unionit të radiove evropiane (EBU), një hap në drejtimin e duhur. Edhe pse Vedenpää, mendon se zakoni skandinav për t'ia dhënë votën fqinjit nuk ndryshon kollaj: "Ne jemi më të këqinjtë, ne skandinavët ia japim gjithmonë pikët njëri-tjetrit. Nuk e di, nëse mund të ndryshohet kjo, shpresoj se po. Por kryesorja nuk është se kush voton dhe kush fiton. Por më shumë kënaqësia që shijon."

Gjithmonë ka rënë në sy mbështetja që vendet e ish Jugosllavisë i jepnin njëri tjetrit në festival. Fundja ndërmjet tyre ka patur konflkt të përgjakshëm në vitet 90-të. Që spektatorët u japin shumicën e pikëve zakonisht vendeve fqinje, nuk është shumë e pazakontë, thotë Milan Stankovic, përfaqësuesi i sivjetëm i Serbisë në festival. Është thjesht stili i njëjtë muzikor, që kanë dëgjuar njërëzit në këtë territor. "Energjia, që i lidh këto njerëz, është shumë e ngjashme. Nuk mund t'ia ndalosh askujt të preferojë diçka, apo ta dëgjojë atë më dëshirë. Nuk mendoj se njerëzit në shtete fqinje e kanë bërë më fjalë që t'ia japin pikët njëri-tjetrit. Por çdo vit fiton një tjetër, asnjë stil dhe asnjë rajon nuk dominon."

Juliana Pasha nga Shqipëria.
Juliana Pasha nga Shqipëria.Fotografi: picture-alliance/dpa

Edhe zëdhënësi i shtypit Sieste Bakker e konsideron fare të natyrshëm këtë qëndrim të vendeve të Evropës Juglindore në dhënien e votave. "Ekziston një lloj tradite muzikore, që i lidh këto vende, sidomos në Ballkn. Prandaj është deri diku normale, që këto njerëz ia japin pikët muzikës së fqinjëve. Por megjithatë lista çdo vit ka pamje tjetër. Në vitet e fundit kemi patur gjithmonë fitues të ndryshëm. Shpresoj se edhe këtë vit, votimi do të jetë interesant dhe befasues."

Autor: Nebojsa Jakovljevic/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama