1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spanja thotë "vazhdojmë kështu" - Fitore e Zapateros

Marc Koch / Madrid (HR) 10 Mars 2008

Shumica e zgjedhësve ka parë që gjatë modernizimit të vendit dhe të shoqërisë nuk ka rrugë tjetër veç kursit të reformave të kryeministrit të vjetër dhe të ri José Luis Rodriguez Zapatero.

https://p.dw.com/p/DLtN
Poster zgjedhjesh e socialistëve
Poster zgjedhjesh e socialistëveFotografi: AP

Nuk duhet të jesh ithtar i Partisë Socialiste për të dalluar erën e freskët që fryn në Spanjë që prej ardhjes më shumë të rastësishme të Zapateros në detyrë katër vjet më parë. Ai i ka përmbushur premtimet zgjedhore, dhe me shumë punë bindëse u ka treguar njerëzve sesi mund të thyhen strukturat shoqërore tradicionaliste, të koracuara dhe të riorientohen.

Po aq në mos më i rëndësishëm - sepse motiv vendimtar për rizgjedhjen - ishte stili i ri që solli Zapatero në jetën e përditshme politike: Ai investoi përgjithësisht me sukses në strategjinë se me të dëgjuar dhe me dialog mund të bëhet politikë, se bëhet edhe pa ligësi dhe rrengje. Ai demonstroi që kundërshtia politike nuk do të thotë automatikisht armiqësi personale. Kjo nuk është arritje e vogël në një vend, peizazhi politik kryesisht bipolar i të cilit është lehtësisht i prekshëm për pozicione të tilla frontale.

Natyrisht që socialisti 47 vjeçar ka një instinkt të theksuar pushteti - por ai e përdor atë në një mënyrë të pranueshme për njerëzit. Plusi i madh i Zapateros ishte që prej fillimit besueshmëria e tij - diçka që spanjollve u mungonte shumë gjatë viteve të fundit të qeverive konservatore.

Por natyrisht të gjitha këto nuk duhen të zhvendosin vëmendjen nga një fakt: Zapatero tregoi që anët e tij të forta janë në politikën e brendshme dhe atë sociale. Në politikën e jashtme ai nuk e ka kapërcyer nivelin e diletantit të ngritur dhe në politikën ekonomike mund të gëzohet që me Pedro Solbes-in pa parti ka në krah një ministrër të matur dhe me përvojë, i cili do ta mbështesë edhe në kabinetin e ri. Sepse ekonomia spanjolle në dobësim do të jetë tema e muajve të ardhshëm.

Këtë herë qytetarët i besuan Zapateros se ka ide dhe mjete kundër krizës. Por kur të vazhdojnë të rriten çmimet dhe papunësia, socialistit mund t'i lindë shpejt një problem. Se sa të ndjeshëm janë njerëzit ndaj kësaj teme, kjo u pa në fushatën e kaluar: Mariano Rajoy, kandidati i Partisë Popullore konservatore kishte qenë shumë prapa në sondazhe - deri sa zbuloi temën e ekonomisë duke e afruar rrezikshëm për socialistët partinë e vet.

Fakti që me gjithë zhurmën populiste të fushatës së tij Rajoy nuk ia doli, ka të bëjë edhe me një arsye tjetër: Rrallë në historinë e demokracisë spanjolle është mjaftuar një parti opozitare me të thënët kaq hapur jo duke ofruar pak sjellje konstruktive. Kjo shkoi deri atje sa Partia Popullore refuzoi unitetin tradicional në luftën kundër terroristëve baskë të ETA-s dhe shfrytëzoi paturpësisht për synimet e saj humbjen më të hidhur të Zapateros, dështimin e bisedimeve për paqe.

Edhe kjo nuk u prit mirë nga shumica e zgjedhësve. Megjithatë spanjollët kërkojnë që Zapatero ta zgjidhë edhe këtë problem. Edhe për këtë arsye i dhanë një mundësi të dytë. Ai e ka merituar - tani duhet ta shfrytëzojë.