1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Speedy Sarko" - Sarkozi harton listën e prioriteteve të presidencës frenceze

Monika Dittrich1 Korrik 2008

Nga 1 korriku e deri në fund të vitit, Franca është kryesuese e radhës e BE-së. Në listën e prioriteteve të Sarkozisë futet mbrojtja e klimës por edhe politika e mbrojtjes. Por fillimisht Sarkozi luan rolin e menaxherit

https://p.dw.com/p/EUCA
Logoja e presidencës së radhës dhe presidenti francezFotografi: AP Graphics/DW

Presidenti francez Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) është i njohur për një stil hiperaktiv politik, prandaj e quajnë "Speedy Sarko", apo Sarko i shpejtë. I pasionuar ai u prezantua edhe me rastin e marrjes së postit të presidentit në maj të vitit 2007. Sarkozi: "Partnerëve tanë evropianë dua t'ju them se tërë jetëm kam qenë një evropian. Franca është kthyer në Evropë."

Sfidat e Sarkozisë

Por si kryesues i radhës së BE, thirrjet e tilla nuk do ta ndihmonin aspak. Irlandezët e kanë refuzuar Marrëveshjen kushtetuese dhe e kanë futur BE-në në një krizë të re. Sarkozi është një njeri pragmatik: Jo-ja e irlandezëve nuk e lehtëson pozicionin e presidencës së radhës, por e bënë atë më interesante. Ai do të udhëtojë së shpejti në Dublin dhe do t'u ofrojë irlandezëve disa ndryshime të vogla, si për shembull në politikën e mbrojtjes, me qëllim që të organizohet një referendum i ri. Sarkozi do ta shpëtojë reformën kushtetuese: "Për zgjerimin e BE, e domosdoshme është Marrëveshja e Lisbonës. Marrëveshja e Nicës do të thotë se Evropa ka 27 anëtare dhe nuk mund të zgjerohet pa reformimin e institucioneve."

Mittelmeerunion Sarkozy schwimmt im Mittelmeer
Sarkozi noton në detin MesdheFotografi: picture-alliance/ dpa

Unioni mesdhetar - projekti i zemrës për Sarkozinë

Operacioni emergjent i Marrëveshjes së Lisbonës do të pengojë edhe disa ide franceze. Për shembull politikën e mbrojtjes, ku Sarkozy angazhohet për një trupë të përhershme evropiane prej 60.000 ushtarësh. Poashtu edhe në politikën e klimës, ku duhen harmonizuar qëndrimet e shumë vendeve. Ndërkohë që krijimi i një Unioni mesdhetar është projekti i tij më i dashur. "Apeloj tek të gjitha shtetet mesdhetare: Në Mesdhe do të merren të gjitha vendimet. Duhet ta tejkalojmë urrejtjen dhe t'ia hapim rrugën ëndrrës së madhe për paqe dhe kulturë. Atë që kemi bërë para 60 vitesh në Evropë, do ta bëjmë tani në Mesdhe."

Frankreich EU Deutschland Angela Merkel und Nicolas Sarkozy
Sarkozisë i intereson afrimi me BE-nëFotografi: AP

Qëllimi i tij është partneriteti i ngushtë i BE-së me vendet fqinje në veri të Afrikës dhe Lindjen e Mesme. Sarkozi mendon se Franca duhet të ketë rolin udhëheqës, por kjo do të ishte një llogari pa kancelaren Angela Merkel, e cila thotë se të gjitha shtetet e BE-së duhet të kenë një rol të barabartë. Si president i radhës, Sarkozi do të hapë samitin e këtij unioni me 13 korrik.

Presidenti francez synon që të tregohet si njeri kuptimplotë dhe jo si Sarko i shpejtë. Në Paris thuhet se presidenca franceze do të përshkohet nga modestia.