1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Spektakёl madhёshtor nё Soҫi

7 Shkurt 2014

Nё orёn 20:14 sipas orёs lokale, shifёr korresponduese me vitin 2014, nё Soҫi u zhvillua ceremonia e hapjes sё Lojёrave Olimpike 2014. Nёn moton "Dreams of Russia" me inskenimeve madhёshtore u rrёfye historia e Rusisё.

https://p.dw.com/p/1B5Kr
Sotschi 2014 Eröffnungsfeier
Fotografi: picture-alliance/dpa

Njё defekt i vogёl ndodhi pikёrisht pak ҫaste para prezantimit tё presidentit tё Rusisё Vladimir Putin: Nga pesё yjet, qё duhej tё ndizeshin nё rrathёt olimpikё, njёri nuk funksionoi. Kёsisoj nё fund imazhi qё u krijua i ngjante njё logoje tё gjymtuar tё markёs Audi. Mё pas nё skenё u shfaq presidenti, i cili dukej mjaft i tensionuar dhe i shtrёngoi dorёn presidentit tё Komitetit Olimpik Thomas Bach.

40.000 spektatorё nё stadiumin Fisht nё Soҫi dhe reth 3 miliardё telespektatorё nё mbarё botёn ndoqёn spketaklin qё zgjati dy orё e gjysmё. Nё fillim tё spektaklit u paraqit alfabeti cirilik dhe nё secilёn gёrmё sipas gёrmёs fillestare pёrmendeshin personalitete ruse apo arritje nё Rusi. E sa pёr dijeni nё fakt gёrma „P“ nuk ishte pёr tё prezantuar Putinin, por Pushkinin.

Sotschi 2014 Eröffnungsfeier
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kur ceremonia e hapjes ishte nё kulmin e saj mediat njoftuan pёr rrёmbimin e njё avioni turk. Njё burrё, sipas njoftimeve tё pakonfirmuara, kishte kёrcёnuar me njё bombё duke kёrkuar qё avioni tё ndryshonte destinacion pёr nё Soҫi. Por personin mundёn ta bllokojnё. Ndёrkaq pa u trazuar nё stadiumin Fisht tё Soҫit u ritregua me inskenime pompoze historia e Rusisё qё nga epoka e carit Petri i Madh e deri tek Revolucioni i Tetorit 1917 e kohёt moderne sot. Me pjesёmarrjen e artistёve mё tё njohur rus u dha njё shfaqje muzikore dhe koreografike e nivelit mё tё lartё. Edhe ylli i operas ruse, sopranja Ana Netrebko ishte pjesёmarrёse – ajo kёndoi himnin olimpik nё rusisht bashkё me korin e burrave. Nёn moton "Dreams of Russia" nё Soҫi u arrit tё realizohej njё ceremoni madhёshtore, por mungonin emocionet. Pritet qё emocionet t’i dhurojnё sportistёt me rezultatet e tyre gjatё dy javёve nё vazhdim.

Me interes u prit edhe ndezja e pishtarit tё olimpiadёs. Sekreti i ruajtur mirё, se kush do ta ndezё atё, u zbulua vetёm nё metrat e fundit, kur pishtari u mor nё stafetё nga dy yjet ruse tё sporteve dimёrore, portieri legjendar i hokejit nё akull Vladislav Tretjak dhe patinatorja e madhe Irina Rodnina.