1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stacioni i fundit Gjermania - Sfida për politikën e migracionit

Nina Haase 4 Dhjetor 2008

Sipas shifrave të fundit, Gjermania është vendi më i preferuar për emigrantët që vijnë në Evropën perëndimore dhe qëndrore.

https://p.dw.com/p/G9Kr
Punonjës i specializuar në sektorin e informatikës që ka ardhur nga India
Punonjës i specializuar në sektorin e informatikës që ka ardhur nga IndiaFotografi: DW/picture-alliance/dpa

Në vitin 2005 në Gjermani kanë jetuar më shumë se dhjetë milionë migrantë, thuhet në një raport të publikuar nga IOM, Organizata Ndërkombëtarë e Migracionit. Në Francë kanë qenë 6,5 milionë dhe në Britaninë e Madhe 5,4 milionë.

Emigrantë ilegalë nga Rumania të kapur nga policia, 1999
Emigrantë ilegalë nga Rumania të kapur nga policia, 1999Fotografi: AP

A është duke u kthyer Gjermania në vendin më të preferuar për migracion në Evropë?

Në Gjermani jetojnë më shumë se 82 milionë vetë. Në vitin 2005, dhjetë milionë prej tyre ishin migrantë. Pra një në çdo tetë vetë kishte ardhur në Gjermani nga jashtë. Çfarë e bën Gjermaninë vend kaq atraktiv? Studiuesi i emigracionit Klaus Bade, Kryetari i Fondacionit për Integracion dhe Migracion, mendon se ka arsye të ndryshme: „Nga njëra anë është e drejta e azilit, megjithëse duhet thënë se pjesërisht, njerëzit që migrojnë këtu nuk e mendojnë që e drejta e azilit në Gjermani është shumë e vështirë për tu marrë, dhe nga ana tjetër tregu i punës që jep mundësi për forca ilegale pune. Një arsye është edhe rritja e mundësive të futjes legale në Gjermani, rritja e numrit të kontratave të përkohshme të punës e të tjera si këto."

Murator nga Polonia në një kantjer ndërtimi në Gjermani
Murator nga Polonia në një kantjer ndërtimi në GjermaniFotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania ka nevojë për krah pune

Sipas raportit vjetor të IOM-it, shumica e njerëzve largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të punës. Gjermania ka shumë nevojë për krah pune në sektorët e bujqësisë dhe punët sezonale. Por edhe kërkesat për punonjës të specializuar janë vazhdimisht në rritje. Nuk ekziston asnjë sektor i kësaj fushe që nuk ka punonjës që janë me prejardhje emigracioni, thotë Bade. Por jo vetëm kaq, kushtet në Gjermani janë shpesh aq të këqija saqë vendi nuk është më në gjendje të mbajë forcat e veta të punës. 50 000 deri 60 000 gjermanë largohen çdo vit nga Gjermania. Gjithnjë e më shumë mjekë shkojnë për në Angli ose në Skandinavi.

Krahasime të familjeve me origjinë emigracioni në Gjermani, 2007
Krahasime të familjeve me origjinë emigracioni në Gjermani, 2007Fotografi: DW

Rrymat e emigracionit duhen drejtuar

Kjo tremb forcat e specializuara jashtë Gjermanisë, thotë Bade. Por nuk janë vetëm kushtet për fuqi punëtore me kualifikuar që duhen optimuar. Gjermania duhet të mësojë më shumë që t`i drejtojë më mirë rrymat e emigracionit. Vitet e fundit vendi ka bërë hapa në drejtimin e duhur, thotë Bade. Në vitin 2005 hyri në fuqi ligji i ri i emigraciont, e drejta për të marrë nënshtetësinë është reformuar dhe u ngrit Zyra Federale për migracionin dhe refugjatët. Sistemi i pikëve, si ai që përdoret në Kanada ose në Angli për pranimin e emigrantëve nuk u pranua që dhe në Gjermani. Kjo ka qenë gabim, mendon Bade.

Zyra federale për migracion dhe refugjatë në Nyrnberg
Zyra federale për migracion dhe refugjatë në NyrnbergFotografi: picture-alliance / dpa/dpaweb

Shumë njerëz largohen prej Gjermanisë

Studiuesi i emigracionit Bade mendon se Gjermania nuk ka ku të vejë pa futur mekanizma për drejtimin e rrymave të migracionit. Deri tani ky sistem nuk është pranuar, sepse ekzistonte frika e rrymave të mëdha të emigrantëve. Tani Gjermania ka një problem, atë që shumë njerëz largohen prej Gjermanisë.

Megjithatë Gjermania ka pranuar një fakt, atë që është vend emigracioni. „Ka zgjatur dy deri tre dekada deri sa u pranua fakti që Gjermania është kthyer në vend migracioni, pavarësisht nëse na pëlqen ose jo kjo. Raportet për temën e migracionit dhe integracionit janë bërë shumë pragmatike, dhe politizimi është duke u zvogëluar dhe me nxitjen e aversionit kundër të huajve kërkush nuk mund të fitojë sot fushatat zgjedhore."