1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria Medvedev II i prezantohet presidentit Putin

Vilma Filaj-Ballvora23 Maj 2012

Asnjë suprizë në qeverinë Medvedev. Ministri i Jashtëm si dhe ministrat e Drejtësisë dhe Financave janë të njëjtët.

https://p.dw.com/p/150HB
Kabineti i ri i kryeministrit Dmitry MedvedevFotografi: dapd

Ky nuk është një fillim i i ri, vëren Hans-Henning Schröder vnga Fondacioni Shkenca dhe Politika në Berlin. "Nuk mund të dallosh ndonjë profil reformash", thotë eksperti nga Berlini për qeverinë e re ruse. Të hënën (21.05.2012) në Moskë qeveria e re iu prezantua presidentit Vladimir Putin. Kryeministri Dmitri Medvedev, i cili përpara dy javësh ndërroi postin me Putnin, ka një mendim tjetër. Kabineti i ri përbëhet në tre të katërtat nga figura të reja, thotë Medvedev.

Në fakt nuk dihet shumë për emrat e rinj. Megjithatë postet kryesore vazhdojnë t'i mbajnë ministra nga qeveria e mëparshme Putin. Ministri i Jashtëm si dhe ministrat e Drejtësisë dhe Financave janë të njëjtët. Nga të ashtuquajturit "Siloviki", siç quhen në Moskë, ata që ndajnë monopolin e pushtetit, është ndryshuar ministri i Brendshëm.

Russland neue Regierung in Moskau Kabinett Präsident Wladimir Putin
Fotografi: dapd

Asnjë suprizë

"Rolet kyçe në fakt i kanë të njëjtët persona, ose janë të rinj, të cilët do të vazhdojnë të ndjekin të njëjtën politikë" i tha DW-se ish-kryeministri rus dhe sot politikan i opozitës Michail Kassjanov.

Eberhard Schneider nga Qendra e Brukselit BE - Rusia sheh vetëm një suprizë pozitive në kabinetin e ri: Emërimin e 40 vjeçarit ekspert të ekonomisë Artkadi Dvorkoviç në postin e zëvendëskryeministrit. "Dvorkoviç është një politikan i ri, një ekonomist i shkëlqyer, i cili mendon në mënyrë globale dhe progresive", thotë Schneider.

S'ka vend për opozitarët

Ajo që mungon tek qeveria e re janë përfaqësuesit e opozitës. Përpara zgjedhjeve presidenciale në mars 2012 dhe në sfondin e demonstratave për më shumë demokraci u spekulua shumë nës ePutin pas fitores ndoshta do të ftonte ndonjë përfaqësues të opozitës në qeveri. Putin vet vendosi para pak muajsh që përfaqësues nga partitë e opozitës si "Jabloko" apo "Çështja e drejtë" mund të bëheshin anëtarë të qeverisë.

Kjo nuk ndodhi tani dhe është gabim, mendon eksperti i politikës nga Moska Stanislav Radkeviç. "Unë do ta konsideroja të suksesshme një qeveri të tillë, nëse në të së paku do të përfaqësoheshin opozitarë të moderuar", thitë Radkeviç. Kjo fiton edhe më shumë rëndësi në sfondin e krizës së re ekonomike. Putin madje në mënyrë indirekte e ka lënë të nënkuptohet, që qeverisë së re i duhet të llogarisë me një krizë. Qeveria e re duhet të çojë përpara zhvillimet në Rusi në kushtet e gjendjes së pasigurtë ekonomike, paralëjmëroi Putin para pak kohësh.