1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier: Çdo përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike në Ukrainë

AA/PP26 Janar 2014

Ministri i Jashtëm Steinmeier: Në Ukrainë nuk janë shteruar ende mundësitë e fundit për një zgjidhje politike

https://p.dw.com/p/1AxRP
Fotografi: DW/B. Riegert

Pamjet e përditshme televizive nga Kievi si dhe nga shumë rajone të Ukrainës tregojnë se gjendja nuk është vetëm e tensionuar, por edhe me të vërtetë serioze. Ditët e ardhshme mund të vendosin se cilën rrugë do të marrë Ukraina për të ardhmen e vet .

Unë mendoj se prej këtu ne mund të japim vetëm një këshillë: Rruga e Ukrainës për një të ardhme të vetëpërcaktuar sigurisht nuk duhet të jetë e lidhur me dhunën pavarësisht prej nga buron ajo. Unë jam i bindur se sado e vështirë qoftë situata, ende nuk janë shterruar mundësitë e fundit për një zgjidhje politike dhe ato duhen kërkuar.

Fillimisht sipas mendimit tim dë të ishin të vlefshme këta hapa: Ashpërsimi i ligjeve që është bërë kundër të gjitha rregulloreve në Ukrainë dhe që lidhet me kufizimin e mundësive politike të partive dhe njerëzve duhet të ridisktutohet sërish ose të paktën të ndryshohet thellë .

Në takimin e Verkhovna Rada, Parlamentit të Ukrainës që mblidhet të martën (28.01) udhëheqja politike e Ukrainës ka mundësi të tregojë se sa serioze janë ofertat që i ka bërë opozitës.

Ne jemi në kontakt të ngushtë edhe me përfaqësues të opozitës, edhe qeverisë në Ukrainë, sikurse dhe me znj Ashton dhe përfaqësues të tjerë të BE-së që përpiqen për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes në Ukrainë.

Sipas mendimit tim ajo që kërkohet për momentin është jo dhuna dhe çdo përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike.