1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier në Tiranë: reformat "një udhëkryq vendimtar"

vfb/(afpd)14 Qershor 2016

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Reforma në drejtësi, politika e refugjatëve dhe bashkëpunimi ekonomik janë ndër temat e bisedimeve.

https://p.dw.com/p/1J6DR
Frank-Walter Steinmeier Porträt
Fotografi: picture alliance/dpa/B.Pedersen

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë takimit në Tiranë (14.06) me homologun shqiptar Ditmir Bushati apeloi për zbatimin e reformve të shtetit ligjor. Shqipëria ndodhet në "një udhëkryq vendimtar, madje historik" sa i përket politikës së reformave, shkruan Steinmeier në një shënim para kësaj vizite për gazetën shqiptare "Shqiptarja".

Reforma e drejtësisë e shtyrë disa herë është një temë qendrore gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë kreu i diplomacisë gjermane, Steinmeier. Hapat e rekomanduar nga Komisioni i Venecias të Këshillit të Europës konsiderohen si një parakusht i rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë në BE. Ristrukturimi i drejtësisë në kuadër të politikës së reformave në vend është "pengesa më e vështrisë, që duhet të kalojë vendi", shkruan Steinmeier. Sistemi shqiptar i drejtësisë ende ka për të luftuar me "shumë probleme e në radhë të parë me korrupsionin që ka rrënjë të thella". Ai siguroi sërish për mbështetjen gjermane në kursin e reformave.

Ditmir Bushati und Frank-Walter Steinmeier in Berlin 8.4.2014
Ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Frank-Walter Steinmeier në Berlin më 8.4.2014Fotografi: Außenministerium Albanien

Pas takimit me ministrin e Jashtëm Bushati, Steinmerier zhvillon bisedime edhe me kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu janë planifikuar takime me politikanë të opozitës dhe përfaqësues të OSBE-së, në të cilën aktualisht Gjermania drejton kryesinë e radhës. Krahas reformës në drejtësi Steinmeier do të bisedojë edhe për politikën e refugjatëve dhe bashkëpunimin ekonomik. Pasdite është planifikuar në programin e vizitës një diskutim me nxënësit dhe studentët shqiptarë.