1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

170511 Japan Lage

17 Maj 2011

Në centralin atomik të Fukushimës është gjetur në fundjavë 3.000 tonë ujë i kontaminuar me radioaktivitet. Strategjia e shpëtimit tani duhet përshtatur.

https://p.dw.com/p/11Hjq
Në Fukushima del ujë i kontaminuar me radioaktivitet.
Në Fukushima del ujë i kontaminuar me radioaktivitet.Fotografi: picture-alliance/dpa

Nuk ka për të qenë hera e fundit që koncerni energjitik japonez, Tepco do të korrigjojë planin e veprimit dhe atë kohor për Fukushimën. Informacionet që vijnë nga nga reaktorët e centalit janë të pasigurta. Të dhënat më të fundit për reaktorin nr. 1 tregojnë se gjërat po vështirësohen. Deputeti Goshi Hosono thotë se: "Është e vërtetë që ka pasur një shkrirje bërthamore në bllokun e këtij reaktori, por procesi i ftohjes ka përparuar që atëherë dukshëm. Temperatura në dhomat e presionit është aktualisht 100 gradë. Përsa i përket temperatuës nuk jemi larg stabilizimit. Po qe se ujin që është mbledhur në reaktor do ta përdorim për ftohje, atëherë mund të arrihet nga ana kohore plani i përcaktuar më parë."

Fukushima - Anije me ujë radioaktiv
Fukushima - Anije me ujë radioaktivFotografi: picture-alliance/dpa

Deputeti Goshi Hosono, është emëruar nga kryeministri japonez, Naoto Kan të koordinojë punimet përreth Fukushimës. Të martën qeveria do të prezantojë një plan kohor, në të cilin do të qartësohet se sa kohë do të qëndrojnë të evakuuar njerëzit e rajonit të Fukushimës, si edhe planet afatgjata për rindërtimin e rajonit.

Përsa i përket planit të paraqitur nga firma Tepco, kryeministri japonez është optimist. "Ne shpresojmë si edhe më parë që t'ia dalim rë stabilizojmë centralin atomik brenda një gjysmë viti. Kjo përkon me planin fillestar të Tepcos, të parashikuar nga gjashtë deri në nëntë muaj."

Por për shkak se askush nuk e di se si do të shkojnë punimet në reaktorët dy dhe tre, ky vlerësim mbetet optimist. Ndërsa përsa i përket metodës së ftohjes, ishte planifikuar që fillimisht të përmbytej dhoma e sigurisë, por tanimë kjo nuk konsiderohet më një opcion, për shkak të vrimave të konstatuara. Uji radioaktiv që bie ne kontakt me shufrat e shkrira katodike rrjedh në pjesë të tjera të ndërtesës së reaktorit duke përbërë kështu një rrezik shumë të madh. Si alternativë, do të ftohet uji në rezervuarët e sigurisë dhe pastaj do të ritkthehet në dhomat e presionit. Një mundësi tjetër do të ishte vendosja e një aparati ngrohjeje, i cili do të vendsesj në reaktor dhe do të përdorte për ngrohje ujin e mbledhur.

Policë japonezë
Policë japonezëFotografi: AP

Hideiko Nishiyama, nga autoriteti mbikqyrës japonez për energjinë atomike, NISA: "Përsa i përket ujit të ndotur me radioaktivitet, aktualisht kemi vetëm një rezervuar për të. Por ne duam ta përdorim atë, kështu me ndihmën e një filtri amerikan, mund t'ia dalim ta dekontaminojmë ujin, t'i heqim kripën dhe ta përdorim sërish. Deri në qershor duam ta vëmë në punë një sistem të tillë."

Autor: Peter Kujath/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama