1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm në zonën diplomatike të Kabulit

31 Maj 2017

Nga një shpërthim i një automjeti në kryeqytetin afgan, Kabul kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe janë plagosur qindra të tjerë. Si pasojë ambasada gjermane është dëmtuar rëndë.

https://p.dw.com/p/2dsa9
Afghanistan Explosion in Kabul
Fotografi: Getty Images/AFP/S. Marai

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit (31.05), në kohën e pikut të trafikut në Kabul në afërsi të mjaft ministrive dhe ambasadave të huaja. Nuk dihej në fillim se ndaj kujt drejtohej sulmi, ku humbën jetën të paktën 49 vetë dhe janë plagosur më shumë se 300 vetë, siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë afgane, Sedik Sedikki.

Afghanistan Explosion in Kabul
Fotografi: Reuters/M. Ismail
Afghanistan Explosion in Kabul
Fotografi: Getty Images/AFP/S. Marai

Pamjet nga mediat sociale tregojnë makina të shkatërruara dhe trupa të përgjakur. Në afërsi të vendit të sulmit ndodhej ambasada amerikane, ajo gjermane, britanike dhe shtabi i NATO-s e disa ministri afgane. Sipas të dhënave të qeverisë franceze janë dëmtuar si ambasada franceze ashtu edhe ajo gjermane. Si pasojë ambasada gjermane është dëmtuar rëndë.

Mijëra vetë në këtë orar shkojnë në punë në Kabul.

Afghanistan Explosion in Kabul
Fotografi: Reuters/M. Ismail

Në fund të prillit talibanët bënë fjalë për "fillimin e ofensivës së pranverës" dhe i kanë shtuar sulmet e tyre.

 

la/(afp, dpa, rtr)