1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sulm terrorist në Stokholm

Aida Cama12 Dhjetor 2010

Atentatori u vra gjatë shpërthimit në kryeqytetin suedez. Mediat kishin marrë më parë postë elektronike me kërcënime islamiste. Pa dyshim që atentati mund të kishte patur pasoja shumë më të rënda

https://p.dw.com/p/QWOa
Pas shpërthimit në kryeqytetin suedez
Pas shpërthimit në kryeqytetin suedezFotografi: AP


Një atentator vetërasës shpërtheu të shtunën pasdite (11.12) fillimisht një automjet në qendër të qytetit të Stokholmit, të mbushur me mijëra njerëz që bënin pazarin e krishtlindjeve. Pak minuta më vonë 200 metra më tutje, ai hodhi veten në erë. Dy kalimtarë u plagosën. Një prej tyre duhet të trajtohet në spital, pa u ndodhur në rrezik për jetën.

"Mund të kishte qenë katastrofike"


Drejtësia suedeze i ka vlerësuar dy shpërthimet si "sulm serioz terrorist". Siç bëri të ditur ditën e dielë zëdhënësi i policisë së sigurisë Säpo, Anders Thornberg, autoritetet nuk mendojnë se Suedia ndodhet para rreziqeve akute të sulmeve të tjera. Prandaj gjendja e alarmit terrorist, të vendosur në muajin tetor nuk do të ndryshojë. Sipas të dhënave të veta hetuesit nuk kanë informacione për bashkëpunëtorë. Në qendër të Stokholmit policia filloi menjëherë me patrullime shtesë.

Policia duke hetuar mbetjet e atentatorir vetvrasës
Policia duke hetuar mbetjet e atentatorir vetvrasësFotografi: AP

Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt ,kishte folur me parë për përpjekjen për një sulm terrorist. "Një përpjekje shumë shqetësuese sulmi terrorist në pjesën më aktive të qendrës së Stokholmit", shkruan ministri i jashtëm Carl Bildt natën duke u gdhirë dita e dielë në një shërbim Twiter të internetit. "Dështoi, por mund të kishte patur pasoja katastrofale."

Policia dhe drejtësia nuk donte të jepte të dhëna për identitetin e atentatorit. Nuk janë lajmëruar të gjithë familjarët, thuhet në argumentimin e tyre. Konfirmim mori vetëm marrja e postës elektronike nga policia dhe një agjensi lajmesh TT, postë që përmbante kërcënime islamiste pak para shpërthimit.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika Kelmendi