1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëShtetet e Bashkuara të Amerikës

"Super Tuesday" në SHBA - ora e së vërtetës për Nikki Haley

5 Mars 2024

Të martën votohet në 15 shtete federale në SHBA për zgjedhjet e kandidatëve për president. Nëse Haley nuk fiton të martën, rivali i saj, Donald Trump e ka të sigurtë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale.

https://p.dw.com/p/4d8MQ
USA Michigan Vorwahlen
Fotografi: Paul Sancya/AP/picture alliance

 

Nk 15 shtete federale të SHBA votohet të martën (05.03.) se kush do të sfidojë presidentin Joe Biden në nëntor. Ish-presidenti, Donald Trump që synon të kthehet për republikanët në Shtëpinë e Bardhë ka fituar ndërkohë në shtetet federale, Ioua, Nju Hampshire, Nevada, Suah Kerolajna, Idaho, Miçigan, Misuri. Kandidatët e tjerë republikanë janë larguar, vetëm Nikki Haley vazhdon të luftojë rivalin e saj, Trump. Nëse Haley nuk fiton gjatë Super Tuesday, pritet që ajo të largohet nga gara për kandidatët. Tek demokratët, Joe Biden vazhdon të fitojë zgjedhjet paraprake, sepse nuk ka kandidatë që e rrezikojnë.

Sërish duel Trump-Biden?

Gjasat duken për përsëritjen e duelit të vitit 2020, Trump-Biden, por sipas sondazheve kjo nuk është perspektivë e mirë për votuesit amerikanë. Sipas një sondazhi në shkurt, shumica e të anketuarve e shohin si shumë moshuar, si Biden ashtu edhe Trump. Sidomos Biden, që tani presidenti më i moshuar i SHBA ka rënë në sy për shkak të harresave e disa ngatërrimeve gjuhësore.

Humbja e parë për Trump

Nikki Haley
Nikki HaleyFotografi: Scott Eisen/Getty Images

Donald Trump të dielën (03.03.) pësoi humbjen e tij të parë në garën re republikanëve për kandidatin presidencial të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme në SHBA. Në zgjedhjet e brendshme të Partisë Republikane në kryeqytetin Uashington D.C. rivalja e tij, Nikki Haley, fitoi të , sipas të dhënave të para nga Edison Research.

Sipas këtyre të dhënave, Haley mori të dielën 62.9 për qind të votave, ndërsa ish-presidenti amerikan Trump mori vetëm 33.2 për qind. Kjo ishte fitorja e parë e Haleyt në procesin e nominimit dhe një sukses simbolik i ish-ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Megjithatë, shanset e saj për të fituar nominimin republikan dhe për të konkurruar me kandidatin e supozuar demokrat për president Joe Biden në nëntor mbeten të pakta.

Donald Trump
Donald TrumpFotografi: Steve Helber/AP Photo/picture alliance

Kjo fitore i jep asaj vetëm 19 nga 1215 votat elektorale të nevojshme për nominimin. Trump fitoi tetë zgjedhjet e para me diferencë të madhe. Sipas sondazheve, ish-presidenti do të vazhdojë të fitojë pothuajse të gjitha zgjedhjet paraprake.

Nuk është hera e parë që republikanët e kundërshtojnë Trumpin në kryeqytetin amerikan. Në zgjedhjet e fundit paraprake republikane në distriktin e Kolumbisë në vitin 2016, Trump fitoi më pak se 14 për qind të votave dhe asnjë delegat, megjithëse më vonë fitoi nominimin kombëtar.

Washington DC është 100 për qind urban dhe një përqindje relativisht e lartë e banorëve kanë diplomë universitare. Shumë politikanë kryesorë republikanë - përfshirë Trump - e portretizojnë qytetin si të kontaminuar nga krimi dhe të sunduar nga elitat. Baza e Trump është në thelb rurale dhe veçanërisht e fortë në zonat me nivele të ulëta arsimore.