1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të martën votohet në Ohio

Simone Mir Hashemi3 Mars 2008

Në zgjedhjet paraparake për kandidatët për president amerikan, një rol të veçantë do të luajë kriza e shitblerjes së shtëpive dhe banesave, e cila ka tronditur pothuajse të gjitha burzat në botë. Banorët duan siguri.

https://p.dw.com/p/DH9X
Obama në OhajoFotografi: AP

"Duhet të nxirren ligje të reja, me të cilat do të rregullohej fushëveprimi i ndërtimtarëve, përllogaritja e kostove, çmimet e trojeve dhe gjëra të tjera."

Joi Beacham mendon se ligje të tilla mund të sigurojë Barack Obama. Prandaj ka vendosur të punojë vullnetarisht në shtabin e tij zgjedhor në kryeqytetin e Ohajos, Kolumbo.

"Me të vërtetë është dëshpruese, sepse ne jemi njerëz të mirë dhe mundohemi sa mundemi, punojmë shumë", thotë ajo.

Megjithatë nuk mjaftoi: shtëpia e blerë para tre vitesh e Joi Beacham dhe familjes së saj, është shitur me dhunë. Ata jetojnë tani me qira në një banesë të vogël. Joi mendonte se llogaritë e bëra prej bankave dhe shitësve të shtëpisë, ishte në rregull.

"Ne mund t'i strukturojmë financat tuaja në mënyrë që të mund të bleni shtëpinë. Ju jeni afro - amerikanë, ndërsa ne duam që sa më shumë të tillë të kenë shtëpitë e tyre dhe jo të banojnë me qira, thoshin ata. Edhe unë shpresoja realizimin e ëndërrës amerikane...", ankohet Joi.

Endërra e saj amerikane nënkuptonte pagesën e hipotekave në vlerë prej 1.100 dollarësh në muaj, për të cilën nuk e kishte njoftuar askush. Kur burri i Joit humbi punën, ata u përpoqën të shesin shtëpinë, por më kot. Shtëpia u hodh në shitje të dhunshme. Vullnetarët tjerë në shtabin e Obamës nuk dinë asgjë për këtë problem, sepse Joi turpërohet t'u tregojë. Paul Haggart, i cili udhëheqë një organizatë, që kujdeset për të dëmtuarit nga kriza e imobilieve, mendon se kjo është shumë tipike.

"Çështja e financave është punë private. Njerëzit nuk e dinë fare nëse duhet të flasin për këto gjëra. Ata kanë frikë të flasin me kredidhënësit. E kanë vështirë të kërkojnë ndihmë, në veçanti nëse nuk u besojnë bashkëbiseduesve", shpjegon ai.

Kriza në veçanti e ka goditur Clevelandin, qytetin e dytë më të madh në këtë shtet. Me lagje të tëra janë  shitur me dhunë. Joi e ka shumë të vështirë të jetojë në banesën e tanishme të vogël. Ajo shpreson se me fitoren e Obamës do të zgjidhen më lehtë problemet e tyre.

"Ato që Obamën  e bëjnë të veçantë janë vizioni dhe vendosmëria për realizimin e qëllimeve. Ai e shfrytëzon shpresën si mjet për ndryshimin e gjërave. Prandaj në fushatën e tij janë përfshirë të gjithë: njerëz të rinjë, të vjetër, të zi dhe të bardhë. Të gjithë ata punojnë së bashku sepse shpresojnë një të ardhme më të mirë."