1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të moshuarit gjermanë në drejtim të Lindjes

Hardy Graupner / Amarildo Topi5 Prill 2013

Sistemi shëndetësor gjerman mbulon vetëm një pjesë të shpenzimeve për të moshuarit që jetojnë në azile. Në këtë situatë shtëpitë e të moshurave në vendet e Europës Lindore janë kthyer në një alternativë.

https://p.dw.com/p/189hB
Fotografi: picture-alliance/dpa

Fshati Zabelkov në juglindje të Polonisë duket një vend i shkretë në sytë e perëndimorëve. Përveç tregut të zhurmshëm pjesa tjetër e fshatit është shumë e qetë. Pikërisht për këtë qetësi në periferi të fshatit është ndërtuar një kompleks modern banesash. Në hyrje të kompleksit lexohet "Rezydencja dla Seniorow" (rezidencë pensionistësh). Është shtëpia e shumë të moshuarve gjermanë që kanë zgjedhur të jetojnë këtu.

Kompleksi është rezultat i punës së konsulentit ekzekutiv gjerman Fabrice Gerdes dhe vjehrrit të tij, i cili është ndërtues. Tregu i lirë i punës në Poloni, u lejoi atyre të ofrojnë të njëjtin shërbim ose ndonjëherë më të mirë, me një të tretën e kosots në krahasim me Gjermaninë. Duke qenë se azilet e të moshuarve në Gjermani financohen pjesërisht nga sigurimi shëndetësor gjerman, aty shpenzohen kursimet e një jete. Në Gjermani madje shumë fëmijë duhet të kontribuojnë financiarisht për prindërit që jetojnë në qendra kujdesi.

Pflegeheim in Polen für Deutsche
Të moshuar gjermanë në shtëpinë e të moshuarve në PoloniFotografi: DW/H. Graupner

Standarde të larta

Materialet e ndërtimit të kompleksit janë nga Polonia, por gjithçka tjetër brenda saj është gjermane, duke nisur që nga batanijet deri tek pajisjet elektronike. Dhomat janë të pajisura me Internet wireless, televizione gjermane dhe tekonlogji të përshtashme për video-konferencë, në mënyrë që të moshuarit të flasin me familjarët e tyre. Gjithashtu ka dhoma për ushtrime terapeutike, hapësira të mëdha në të gjitha katet e madje edhe një vend lutjesh.

Infermieret polake dhe stafi mjekësor flasin rrjedhshëm gjermanisht dhe nuk ka asnjë problem në komunikim. Fabrice Gerdes thekson lehtësinë se si vizitorët mund të shkojnë në kompleks. "Ne kemi dy aeroporte këtu afër, Katovicë dhe Ostrava. Për 90 minuta mund të jesh këtu nga çdo aeroport i Gjermanisë dhe më pas ne kemi një atuobus që të sjell direkt këtu."

Të moshuarit duan të largohen nga Gjermania

Gjermania është duke vuajtur mungesën e infermierëve, e në veçanti të atyre që janë të specializuar për pacientët qëvuajnë nga demenca. Një çift gjerman që sapo ka përfunduar vizitën tek një i afërm në kompleksin e Zabelkov, thotë se nuk ka arsye për të pasur shqetësim për shërbimin që ofrohet në Poloni. "Ne po largohemi nga ky vend me një mendim shumë të mirë, duke e ditur që shërbimi do të jetë më i mirë. Këtu ka më shumë infermiere për të njëjtin numër të moshuarish në krahasim me Gjermaninë”, thonë ata për DW.

Pflegeheim in Polen für Deutsche
Kompleksi i apartamenteve në ZabelkowFotografi: DW/H. Graupner

Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë Daniel Bahr, rreth 5 mijë të moshuar gjermanë jetojnë në azilet e vendeve lindore, ndërkohë që një numër i pa përcaktuar kanë shtëpi në Tajlandë. Ndërkohë që shifrat janë në rritje, Fabrice Gerdes thotë se më vonë do të ktheheht në një fenomen. "Ne thjesht nuk kemi staf, nëse ndërtojmë edhe 100 shtëpi të këtilla. Ata që flasin gjermanisht do të shkojnë të kërkojnë punë në Gjermani, ku rroga është me e mirë dhe jo këtu në Poloni."