1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përsëri viktima në bazën ushtarake amerikane Fort Hood

(rtr, afp, dpa, ape)mck3 Prill 2014

Pas pesë vjetësh përsëritet e njëjta ngjarje në bazën ushatarake amerikane Fort Hood. Një person në gjendje amoku hap zjarr ndaj ushtarëve duke shkaktuar tre viktima.

https://p.dw.com/p/1BaWL
Fort Hood -SHBAFotografi: Reuters

Si pasojë e hapjes së zjarrit më armë gjysmë automatike nga një person në gjendje amoku në një garnizon amerikan Fort Hood në Texas kanë humbur jetën tre vetë dhe 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në fund edhe autori i sulmit ka vrarë veten. Sipas komandantit të bazës ushtarake Mark Mlley, nuk ka asnjë provë për një sfond terrorist. Shërbimet shëndetësore thanë se janë duke i dhënë ndihmën mjekësore dy personave, ndërsa janë njoftuar se edhe dy të tjerë janë nisur për në spital. Presidenti Barack Obama premtoi një hetim me detaje të ngjarjes. “Ne e dijmë kontributin që ka dhënë për lirinë Fort Hood, sakrificat që ata kanë bërë”, tha Obama në Çikago. Ndërkohë, ministri amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel e cilësoi tragjedi të tmerrshme këtë ngjarje.


Në Fort Hood më 5 nëntor, 2009, Nidal Malik Hasan, një ushtar i bazës, pati qëlluar me armë duke lënë të vrarë 13 persona dhe plagosur 32 të tjerë.
Hasan e kishte arsyetuar veprimin e tij për të mbrojtur kryengritësit talebanë nga trupat amerikane, të cilat do të vendoseshin në Afganistan. Hasan u dënua më vonë me vdekje. Për Hasan u tha gjithahstu se ai duhet të ketë pasur kontakte me islamistët radikalë. Fort Hood është një bazë ushtarake shumë e madhe e forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ndodhet mes Houston dhe Waco dhe mbahet me rreth 40.000 ushtarët e saj si baza ushtarake më e madhe në botë.