1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të vdekur dhe të plagosur në qytetin port të Ukrainës Mariupol

mm/sti/vfb (dpa, afp, rtr)9 Maj 2014

Në prag të të ashtuquajturit referendum në lindje të Ukrainës situata po përshkallëzohet. Në Mariupol gjatë konfrontimeve mes aktivistëve pro-rusë dhe focave të rendit janë vrarë shumë vetë.

https://p.dw.com/p/1BxFL
Ostukraine Krise 09.05.2014 Mariupol
Fotografi: picture-alliance/dpa

Qeveria ukrainase bën fjalë për 21 të vdekur. Ndër ta janë 20 luftëtarë pro-rusë dhe një polic, shkruan në Facebook ministri i Brendshëm Arsen Avakov. Gjithashtu janë plagosur pesë policë. Katër rebelë janë arrestuar. Ndërsa autoritetet në Donjeck vënë në dukje, se gjatë luftimeve ka pasur tre të vdekur dhe 25 të plagosur.

Sipas të dhënave të agjencisë Interfax njësitë e ushtrisë ukrainase u përpoqën të merrnin nën kontroll një godinë të administratës të pushtuar prej separatistëve. Sipas Avakov një grup prej 60 "terroristësh" ka sulmuar një rajon policie në qendër të qytetit port. Në valën e përleshjes ka pasur edhe të shtëna. Gazetarja Tetyana Ignatchenko u shpreh për "luftime të ashpra". Mariupol është një qytet port me rreth gjysmë milionë banorë.

Ostukraine Krise 09.05.2014 Mariupol
Rajoni i policisë në flakë në MariupolFotografi: picture-alliance/dpa

Autoritetet pranojnë se nuk kanë pushtet

Në prag të referendumeve në lindje të Ukrainës autoritetet lokale e kanë pranuar hapur, se nuk kanë më aftësi të ushtrojnë pushtetin. Nuk ka mjaftueshëm forca operative për të penguar të ashtuquajturit referendume të planifikuara për të dielën (11.05.2014) nga forcat pro-ruse, njoftoi bashkia e qytetit të madh Donjeck.

Ndaj për arsye sigurie nuk do të bëhen përpjekje për t'i ndaluar separatitët në kirjimin e "qendrave të votimit". Përfaqësuesit zyrtarë të rajoneve të kryesurara nga popullsi ruse e refuzojnë referendumin si ilegal. Megjithatë ndërkohë edhe policët po i simpatizojnë aktivistët pro-rusë.

Qeveria franceze e dënoi referendumin e planifikuar. Ministri i Jashtëm Laurent Fabius e cilësoi atë si ilegal. Sipas tij, e rëndësishme është tani që të çtensionohet gjendja, që palët të hyjnë në dialog dhe të përgatiten zgjedhjet e planifikuara për më 25 maj. Forcat pro-ruse i përmbahen vendimit për referendum, ndonëse edhe presidenti rus Vladimir Putin është shprehur kundër.

Sabotazh? Ndërpritet transmetimi në televizionin shtetëror në Kiev

Shërbimi Sekret i Ukrainës, SBU, ka akuzuar "sabotatorë të huaj" si përgjegjës për ndërprerjen prej disa orësh të premten (09.05.2014) në mëngjes të transmetimit të televizionit shtetëror të Ukrainës. Sipas të dhënave paraprake autorët kanë vënë zjarrin në një kuti nëntokësore të kabllove të shpërndarjes së energjisë dhe sinjaleve të televizionit, tha zëvendësshefja e Shërbimit Shtetëror të Sigurisë, Viktoria Sjumar. Vetëm profesionistë kanë dijeni për kuti të tilla të shpërndarjes, tha ajo, duke e cilësuar këtë si "një sabotim klasik".

Zëvendësshefja e SBU-së njëkohësisht la të kuptohet, se ky aksion mund të jetë mbështetur prej qeverisë ruse. Edhe bolshevikët në Revolucionin e tyre më 1917 janë përqendruar tek posta, telefoni dhe telegrafi, tha ajo, duke shtuar, se edhe sot e kësaj dite shërbime të posaçme ruse ndjekin këtë mësim të Leninit.