1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërheqja e trupave për 2014

17 Mars 2012

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kolegu i tij afgan Hamid Karzai larguan irritimet e shkaktuara për datën e tërheqjes së trupave nga Hindukushi duke vendosur që të mbetet viti 2014.

https://p.dw.com/p/14M3K
Tërheqja e trupave për 2014
Tërheqja e trupave për 2014Fotografi: dapd

Pas një telefonate të dy presidentëve, Shtëpia e Bardhë në Uashington njoftoi se të dy politikanët kanë rënë dakord për të theksuar edhe një herë se afati i largimit të trupave është viti 2014. Pas kësaj datë përgjegjësia për sigurinë në Hindukush do t`i jepet trupave afgane. Para fillimit të vitit 2013, ushtria afgane e përkrahur nga ushtarët amerikanë do të marrë përsipër drejtimin e ndërhyrjeve luftarake. Synimi është që "Afganistani të marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi për sigurinë e tij", theksoi Barack Obama dhe Hamid Karzai.

Karzai futi në bisedë 2013

Presidenti afgan pati folur pas indinjatave për djegien e ekzemplarëve të kuranit në një bazë ushtarake amerikane si dhe vrasjen e 16 civilëve nga një ushtar amerikan në gjendje amoku, se vendi i tij do të marrë që në vitin 2013 nga trupa ndërkombëtare e NATO-s, përgjegjësinë e plotë për çështjet e sigurisë. Kjo shkaktoi irritime të vendeve të NATO-s.

Kundër kësaj inisiative foli edhe qeveria gjermane në Berlin. Gjermania do t`i përmbahet planit kohor për tërheqjen e trupave nga Afganistani për vitin 2014, tha zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert. Në fuqi mbetet marrëveshja për të cilën kanë rënë dakord ndërkombëtarët me palën afgane. Njëjtë u shpreh edhe ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere.

Robert Bales vrau civilë afganë javën e kaluar
Robert Bales vrau civilë afganë javën e kaluarFotografi: DVIDS

Kritikë ndaj SHBA pas vrasjeve në gjendje amoku

Në lidhje me vrasjet në gjendje amoku të një ushtari amerikan javën e kaluar, Karzai akuzoi SHBA-në për një bashkëpunim të keq. Trupat amerikane nuk kooperojnë me hetuesit e emëruar nga qeveria e tij, tha Karsai gjatë një takimi me krerët tribalë, të pleqve dhe anëtarët e qeverisë afgane, siç bëri të ditur stacioni lokal "Ariana TV". Në vrasjet në gjendje amoku të ushtarit amerikan bëhet fjalë për një aksion "të menduar mirë dhe të qëllimshëm".

Në të nuk ka marrë pjesë vetëm një ushtar i vetëm, citon stacioni i presidentit afgan. Mbi këto pretendime Karzai nuk ka folur. Ushtari në fjalë është dërguar në një burg ushtarak në Fort Leavenworth në shtetin federal amerikan të Kansas-it. Një përfaqësues i qeverisë bëri të ditur se ushtari është rreshteri 38 vjeçar, Robert Bales.

16 të vrarë gjatë rrëzimit të helikopterit

Në Kabul ndodhi ditën e premte rrëzimi i një helikopteri të forcave ushtarake turke mbi një ndërtesë të banuar. 12 ushtarë dhe katër afganë, mes të cilëve dy vajza, humbën jetën. Sipas të dhënave të ushtrisë turke dhe trupës së ISAF-it, dëshmi që helikopteri mund të ishte qëlluar nga talibanët nuk pati. Dukej pra sikur helikopteri të jetë rrëzuar gjatë një përpjekje për tu ulur në gjendje urgjence, tha ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu. Per turqit kjo është humbja më e madhe që prej fillimit të misionit në Afganistan.

Autor: dw-world/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj