1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërheqje e pjesëshme e trupave izraelite

PP (dpa, afp, reuters)4 Gusht 2014

Ushtria izraelite po i tërheq pjesërisht trupat e saj në periferi të Rripit të Gazës. Këto trupa do të jenë në gatishmëri për sulme ndaj territoreve palestineze.

https://p.dw.com/p/1Co2g
Fotografi: Reuters

Gati katër javë pas fillimit të ofensivës në Gazë Izraeli tërhoqi forcat tokësore nga mjaft pjesë të territorit palestinez. Megjithatë njësitë nuk do të largohen plotësisht, por do të krijojnë një zonë të ngushtë sigurie në brezin kufitar, njoftoi të dielën media izraelite. Po ashtu sipas njoftimeve të ushtrisë izraelite togeri izraelit Hadar Goldin që besohej se e kishin rrëmbyer, ka vdekur që nga e premtja. 23-vjeçar ka vdekur gjatë luftimeve në Rripin e Gazës.

Israelische Soldaten stehen auf Panzer
Fotografi: Reuters/Baz Ratner

Forcat ajrore izraelite vazhduan edhe të dielën sulmet e tyre në Rripin e Gazës. 15 vetë u vranë gjatë sulmeve ajrore në vende të ndryshme të Rripit të Gazës dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën, tha një zëdhënës i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Militantët palestinezë qëlluan sërish me predha vendbanimet izraelite. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi të shtunën në mbrëmje, se ushtria do të ripozicionohet pas shkatërrimit të tunelit në zonën kufitare. Nga qarqet ushtarake u theksua se ofensiva e filluar më 8 korrik ende nuk ka përfunduar.

Jo rrëmbim, por vdekje gjatë luftimeve

Izraeli kishte nisur të premten një operacion masiv ushtarak në kërkim të ushtarit Hadar Goldin, për të cilin besonin se e kishin rrëmbyer militantë palestinezë në Rripin e Gazës. Izraeli e deklaroi si të dështuar armëpushimin e saposhpallur dhe formacione të tëra ushtarake krehën pjesë jugore të Rripit të Gazës në zonën Rafah dhe vende të tjera të dyshimta, të mbështetura edhe nga zjarri i artilerisë. Njësitë e brigadave brigadave Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, deklaruan të shtunën në mëngjes se nuk e kanë rrëmbyer ushtarin izraelit.#b

Sipas ushtrisë izraelite, njësia e Goldinit po punonte për shkatërrimin e një prej të ashtuquajturve "tunel terrorizmi", kur u sulmua nga militantë

palestinezë. Po sipas këtyre të dhënave njëri nga sulmuesit kishte veshur një jelek me lëndë shpërthyese, si ato që përdorin atentatorët vetëvrasës dhe prej shpërthimit të tij u vranë dy ushtarë izraelitë.

Hadar Goldin
Hadar GoldinFotografi: Reuters

Thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u shpreh për një armëpushim të menjëhershëm dhe bëri thirrje për një zgjidhje gjithëpërfshirëse në Rripin e Gazës. "Status quo-ja, sikurse tregojnë konfliktet e përsëritura ushtarake të viteve të fundit nuk është e qëndrueshme," shkruan Steinmeier në një artikull për gazetën "Welt am Sonntag". Një zgjidhje afatgjatë mund të arrihet vetëm kur armët e Hamasi në Gaza të mos përbëjnë më kërcënim të vazhdueshëm ushtarak për Izraelin dhe në qoftë se banorët e Gazës mund të shpresojnë për përmirësimin e kushtet e tyre të jetesës. Steinmeier bëri thirrje për hapjen e pikave kufitare nën mbikëqyrjen ndërkombëtare për të parandaluar kontrabandën e armëve. Për këtë qëllim duhet të riaktivizohet misioni kufitar i BE-së, tha Steinmeier.