1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tërmeti trondit Lindjen e Turqisë

24 Tetor 2011

Në Turqi një tërmet i rëndë ka ngjallur panik në të gjithë rajonin lindor në kufirin me Iranin. Të dhëna të saka mbi numrin e viktimave deri tani nuk ka, por autoritetet llogarisin me deri në 1000 të vdekur.

https://p.dw.com/p/12xJl
Fotografi: AP

Një tërmet i shkallës 7, 3 ballë, sipas të dhënave të Institutit të SHBA-së për paralajmërimin nga tërmetet, tronditi të dielën (23.10.2011) Lindjen e Turqisë. Lëkundjet pasuese të Tokës patën një forcë deri në 5,6 ballë. Instituti i SHBA-së e regjistroi këtë rreth orës 13:41(sipas orës lokale 12:41 EST).  Dy qytete Van dhe Erics janë dëmtuar rëndë. Epiqendra e tërmetit shtrihej në fshatin Tabanli.

Nevojitet ndihmë e shpejtë

Qeveria turke konfirmoi, se nga tërmeti ka pasur shumë viktima. Por ende nuk është e qartë, se sa vetë janë prekur vërtetë, janë plagosur apo kanë vdekur. Megjithatë mendohet se mund të ketë deri në 1000 të vdekur.

Karte Naher Osten Englisch

Kryebashkiaku i qytetit Ercis, Zulfikar Arapoglu, i tha televizionit  NTV, se disa godina janë shembur. "Ne kemi nevojë pë rndihmë urgjente", tha Arapoglu. Në Ercis jetojnë mbi 70.000 vetë.

Agjencia e lajmeve Anadolu njoftoi, se edhe në kryeqytetin e provincës Van në kufi me Iranin janë shembur shumë shtëpi. Atje jetojnë rreth 380.000 vetë dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të të zënëve nga rënojat. Një seri lëkundjesh pasuese vazhdojnë të trondisin të gjithë rajonin.  Shumë njerëzve do t'u duhet si rrjedhojë ta kalojnë natën jashtë.

Jo rrallë, por fatal

Tërmetet në Turqi nuk janë të rralla. Ky vend shtrihet në fushën e tensionit midis dy pllakave tektonike, asaj afrikane dhe euroaziatike. Nga zhvendosja e pllakave kontinentale rregullisht ndodhin tërmete të fuqishme. Në vitin 1999 si pasojë e tërmetit në Veriperëndim të Turqisë gjetën vdekjen rreth 18.000 njerëz.

Autor: N.Scherschun /V.Filaj-Ballvora(afp, dapd)
Redaktoi: A.Verbica