1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tё mos i hidhet benzinё zjarrit nё Krime!

wa/re/vfb (dpa, afp, rtr)2 Mars 2014

Zhvillimet e fundit nё Krime priten me shqetёsim tё madh nё Perёndim. Apelet dhe paralajmёrimet drejtohen kryesisht nё adresё tё Rusisё. SHBA ndёrkaq kanё reaguar me konseguenca. Ndёrsa Ukraina paralajmёron Rusinё

https://p.dw.com/p/1BIAz
Ukraine Russland Konflikt Krim 1. März 2014
Fotografi: REUTERS

Rusia nuk ka asnjё bazё pёr njё „akt agresioni“, deklaroi presidenti i tranzicionit Aleksander Turtҫinov pas njё mbledhjeje disa orёshe tё Kёshillit tё Sigurisё dhe tё Mbrojtjes nё Kiev. "Tё gjitha deklaratat mbi rrezikun ndaj qytetarёve rusё apo ukrainasve rusishtfolёs janё tё sajuara", theksoi ai.

Kryeministri ukrainas Arseni Jazenjuk vuri nё dukje, se ka zhvilluar njё bisedё telefonike me homologun rus Dmitri Medvedev dhe i ka kёrkuar atij, t’i kthejё nёpёr kazerma ushtarёt rusё nё Krime.Njёkohёsisht ai ka biseduar pёr propozimin e njё zgjidhjeje politike. "Njё ndёrhyrje ushtarake do tё shёnonte fillimin e luftёs dhe fundin e ҫdo marrёdhёnieje mes Ukrainёs dhe Rusisё", shtoi Jazenjuk. Ai theksoi gjithashtu, se „qeveria nё Ukrainё do tё marrё tё gjitha masat pёr ruajtjen e qetёsisё, rendit dhe stabilitetit“. Jazenjuk mё tej theksoi: "Ne mbrojmё ҫdo qytetar tё Ukrainёs ҫfrado gjuhe tё flasё ai ukrainisht apo rusisht.“

Diplomacia e Europёs ndaj krizёs

Kancelarja Angela Merkel apeloi nё mёnyrё tё pёrsёritur nё adresё tё Rusisё qё tё respektojё sovranitetin territorial tё Ukrainёs. Sipas kancelares vendimi i parlamentit nё Moskё po „ndiqet me shqetёsim“, tha zёdhёnёsi qeveritar nё Berlin. Nё sfondin e zhvillimeve dramatike Merkel sёrish ka zhviluar njё bisedё telefonike me kryeministrin e Ukrainёs, Arseni Jazenjuk, shtoi zёdhёnёsi.

Ministri i Jashtёm Frank Walter Steinmeier i quajti tё rrezikshme zhvillimet e fundit: „Ai qё i hedh tani benzinё zjarrit, qoftё me fjalё apo me vepra, me vetёdje nxit pёrshkallёzimin e situatёs.“ Steinmeier i bёri thirrje Kremlinit qё „tani jo vetёm tё krijojё ugjernisht transparencё lidhur me lёvizjet e trupave tё veta nё Krime, por edhe pёr qёllimet qё fshihen pas kёsaj“.

Kёrkohet „pjekuri dhe gjakftohtёsi“

BE e kritikoi ashpёr Rusinё pёr ndёrhyrjen ushtarake nё Ukrainё tё miratuar nga parlamenti. Vendimi parimor, qё nё rast serioz ushtarёt rusё tё marshojnё nё vendin fqinj, pёrbёn njё pёrshkallёzim jo legjitim tё situatёs, mendon e ngarkuara e BE-sё pёr Politikёn e Jashtme dhe Sigurinё, Catherine Ashton. Ajo i bёri thirrje qeverisё ruse, qё tё kёrkojё zgjidhje me rrugё paqёsore duke shtuar, se ajo pёr tё hёnёn pas mbledhjes sё jashtёzakonshme me ministrat e jashtёm tё BE-sё do tё takohet edhe me ministrin e Jashtёm rus Sergej Lavrov.

NATO gjithashtu i tёrhoi vёmendjen Rusisё, qё tё jetё e distancuar ushtarakisht. Qeveria nё Moskё nuk duhet ta shkelё integritetin territorial tё Ukrainёs apeloi Sekretari i Pёrgjuthshёm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Situata nё gadishull duhet tё ҫtensionohet. Partnerёt e NATO-s janё nё kontakt intensiv pёr t‘u konsultuar mbi qendrimin e mёtejshёm.

"Ajo qё kёrkohet tani ёshtё maturia dhe gjakftohtёsia tek tё gjitha palёt“, tha zёdhёnsi i Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё OKB-sё Ban Ki Moon. Vetёm me dilog tё drejtpёrdrejtё mund tё zgjidhet konflikti.

Obama / Telefon / Gespräch mit Putin / Krim / Oval Office
Fotografi: picture-alliance/dpa

Takimi pёrgatitor i grupit G8 pa SHBA-nё

Presidenti i SHBA-sё Barack Obama mblodhi kёshillin Kombёtar tё Sigurisё pёr t'u konsultuar mbi „opcionet“ e qeverisё sё tij, siҫ njoftoi njё pёrfaqёsues i Shtёpisё sё Bardhё. Zyra presidenciale ndёrkaq konfirmoi, se Obama sёrish ka telefonuar me Vladimir Putinin.Nё bisedёn qё zgjati rreth 90 minuta Obama e ka paralajmёruar homologun e tij me hapa tё mёtejshёm drejt „izolimit politik dhe ekonomik“, nё rast se Moska vazhdon tё shkelё ligjet ndёrkombёtare. Si reagim ndaj qёndrimit rus SHBA nuk do tё marrё pjesё nё bisedimet pёrgatitore pёr takimin e ardhshёm tё grupit tё vendeve tё industrializuara G8 nё Soҫi. Ndёrkohё edhe Kanadaja e ka anuluar pjesёmarrjen.

Putin nga ana e tij theksoi, se Rusiak a tё drejtё qё nё rast dhune nё Krime dhe nё lindje tё Ukrainёs „tё mbrojё interesat e veta dhe tё banorёve me preardhje ruse“. Shefi i Kremlinit bёri fjalё edhe pёr "veprime kriminale tё ultranaionalistёve“, tё cilёt mbёshteten nga udhёheqja aktuale nё Kiev, deklaroi zyra presidenciale e Rusisё.