1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160210 Griechenland EU Finanzminister

17 Shkurt 2010

Greqia duhet të ndërmarrë masa të tjera kursimesh për përballimin e krizës buxhetore. Në takimin e Ministrave të Financave të BE-së (16.2.) u diskutuan propozimet e fundit të vendeve partnere për reduktimin e borxhit.

https://p.dw.com/p/M3Kt
Fotografi: DW-TV

Ministrja spanjolle e Financave njëkohësisht presidente e radhës Elena Salgado përsëriti edhe një herë ato fjalë, që kishin përdorur edhe kryetarët e shteteve javën e kaluar. Greqia nuk merr mbështetje, fillimisht ajo duhet të ndihmojë vetveten.

„Ne kemi treguar, se Greqia ka mbështetjen tonë të plotë, por nuk kemi dhënë hollësi dhe këtë nuk do ta bëjmë as tani.“

Verifikimi i parë i gjendjes do të bëhet në mars

EU Griechenland Elena Salgado Michel Barnier
Ministrja spanjolle e Financave, Elena Salgado dhe Komisioneri për tregun e brendshëm, Michel BarnierFotografi: AP

Kjo ndodh për arsye se shtetet e tjera të zonës së euros kanë frikë, se n.q.s. do të shpallnin tani ndihmën financiare, atëherë presioni ndaj qeverisë greke nuk do të kishte efekt. Pas një muaji komisioni do të shqyrtojë, nëse Greqia është në rrugën e duhur. N.q.s. jo, Greqia praktikisht duhet të detyrohet të bëjë hapa të tjerë, sepse ky vend përsa i përket buxhetit ka sovranitet të kushtëzuar. Synimi është ambicioz, brenda disa vjetëve qeveria në Athinë do ta ulë deficitin nga gati 13 përqind, që ishte së fundi, poshtë tre përqindëshit, që këtë vit do të zbresë katër përqind. Dhe nëse të gjitha masat e premtuara nuk shërbejnë? Komisari i ri i BE-së për çështje ekonomike, Olli Rehn, u përpoq të qetësojë situatën.

„Mund të them se n.q.s. krijohet një situatë e tillë, ne i kemi mjetet dhe rrugët, për të garantuar stabilitetin finanziar të eurozonës.“"

Por ndërsa ministrat e Financave janë fillimisht të kënaqur me masat, që kanë premtuar grekët, homologu i tyre suedez Anders Borg, vendi i të cilit nuk ka monedhë euron, kërkon që tani më shumë.

Anders Borg
Ministri suedez i Financave, Anders Borg.Fotografi: AP

„Kjo është një situatë deri diku emergjente në Europë, ne duhet të ecim përpara dhe kjo duhet të vijë në radhë të parë nga qeveria greke. Tek masat e tjera konkrete, për të rifituar besueshmërinë nuk kemi arritur akoma.

Suedia, vend pa euro, dëshiron që FMN-ja të luajë një rol më të madh

Por kjo do të ishte kundër nderit të vendeve të euros. Jean-Claude Juncker, President i Eurogrupit, tha tekstualisht lidhur me këtë: „N.q.s. Kalifornia ka probleme financiare, as SHBA-ja nuk do të thërriste për ndihmë FMN-në.“

Këto spekullime, thotë Juncker, nxiten nga zërat anglosaksonë, që drejtohen kundër monedhës së përbashkët. Grupi i vendeve të euros do ta mbajë në dorë drejtimin dhe veprimin.

Ministrat kanë rënë dakord edhe për zëvendëspresidentin e ri për Bankën Qendrore Evropiane. Sekretari gjerman i shtetit Jërg Asmussen, i cili u desh të përfaqösonte ministrin e Financave, Wolfgang Schäuble, u shpreh:

Vitor Constancio soll neuer EZB-Vize werden
Guvernatori i Bankës Qendrore Portugeze, Vitor Constancio.Fotografi: picture-alliance/ dpa

„Nga njëra anë kemi bërë një propozim në Këshillin Evropian, për Presidentin e Bankës Qëndrore portugeze, Vitor Constancio, si pasardhës të zotit Lucas Papademos në postin e zëvendëspresidentit të Bankës Qëndrore Evropiane. Ky propozim u aprovua sot njëzëri. Nga kjo mund tö konkludohet se Gjermania ka votuar për këtë propozim."

Në këtë mënyrë Presidenti i Bankës Federale gjermane, Axel Weber, mund të jetë favorit për pasardhës të Jean-Claude Trichet, Presidentit të Bankës Qëndrore evropiane. Por Juncker nuk do të bëjë akoma përcaktime.

Autor: Christoph Hasselbach / Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani