1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi i parë i kryeministrave të dy Koreve që prej 15 vjetësh

14 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CDbu

Kryeministri koreanoverior Kim Jon Il, ka mbërritur në Korenë e Jugut ku do të zhvillojë bisedime në kuadër të proçesit të ripajtimit. Këto janë bisedimet e para në nivel kryeministrash mes dy Koreve që prej 15 vjetësh. Kim Jong Il do të qëndrojë tre ditë në Seul, ku do të zhvillojë bisedime në rradhë të parë me kryeministrin koreanojugor Han Duk So. Në bisedime do të flitet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kim Jong Il dhe presidentit koreanojugor Roh Mo Hiun gjatë samitit në muajin tetor. Në qendër të bisedimeve ndodhet bashkëpunimi ekonomik dhe ngritja e një zone të përbashkët peshkimi.