1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi në kohë krize tërësisht në frymën e unitetit në Evropë

dw, dpa / vfb24 Gusht 2012

Gjermania dhe shtetet e Baltikut: Estonia, Letonia dhe Lituania druajnë, se Evropa mund të përçahet. Takimi i ministrave të jashtëm në Riga u zhvillua tërësisht në frymën e unitetit në Evropë.

https://p.dw.com/p/15vmk
Fotografi: picture-alliance/dpa

"Dy dekada pas rënies së murit të Berlinit kërcënon një ndarje e re në kontinentin tonë, kësaj here mes Veriut dhe Jugut", thuhet në një deklaratë të përbashkët. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle dhe tre kolegët e tij nga Estonia, Letonia dhe Lituania në kuadër të takimit të tyre në kryeqytetin letonez, Riga, tërhoqën vëmendjen, se kriza evropiane e borxheve është kthyer në një krizë të rëndë besimi. "Në vendet e eurozonës është krijuar një disekuilibër jo vetëm mes ekonomive kombëtare, por edhe debati kombëtar lidhur me Evropën po krijon përçarje."

Raporti mbi përvojën

Tre shtetet balltike ashtu si edhe Gjermania ka ndërmarrë një sërë reformash strukturore. Ndaj ministrat e jashtëm u bënë thirrje partnerëve evropianë, "që të vazhdojnë rrugën, që ne kemi nisur me paktin fiskal dhe mekanizmin evropian të stabilitetit financiar ESM. " Nisur nga përvoja këto vende kanë mësuar, se "edhe krizat më të rënda mund të përballohen vetëm me vendosmërinë për të kryer reformat".

Außenminister Guido Westerwelle in Lettland
Ministrat e jashtëm Guido Westerwelle nga Gjermania dhe kolegët e tij Audronius Azubalis nga Lituania, Urmas Paet nga estonia dhe Edgars Rinkevics nga LetoniaFotografi: picture-alliance/dpa

Kurs i sukseshëm kursimesh

Pas vitesh të zhvillimit edhe shtetet balltike kaluan recesionin për shkak të krizës së borxheve. Me një kurs të ashpër kursimesh dhe me reforma ato ia dolën vitet e fundit që ta rikthejnë koniunkturën në kursin e rritjes ekonomike. Estonia është qysh nga viti i kaluar anëtare e eurozonës. Letonia dhe Lituania do të anëtarësohen në vitin 2014.

Takimi i ministrave të jashtëm u zhvillua në kuadër të 73 vjetorit të Paktit Stalin-Hitler, mbi bazën e të cilit në 1939 rajoni i Balltikut u vendos nën influencën sovjetike. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje ministrat e jashtëm Westerwelle dhe kolegët e tij Audronius Azubalis nga Lituania, Urmas Paet nga Estonia dhe Edgars Rinkevics nga Letonia vendosën lule në monumentin përkujtimor të lirisë në Riga.

Krahas krizës së euros ata diskutuan edhe për tema të tjera si energjia, planifikimi financiar i BE-së dhe temat e mprehta ndërkombëtare. Të ashtuquajturat konsultimet 3 + 1 zhvillohen rregullisht qysh nga vitit 1994.