1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tema bisedimi Irani, Tibeti dhe Kosova - Shtajnmajer dhe Rajs bisedojnë në Uashington

Albrecht Ziegler , Washington SWR 14 Prill 2008

Politika bërthamore e Iranit, politika kineze ndaj Tibetit dhe zhvillimet në Kosovë ishin tema bisedimi që u trajtuan nga sekretarja amerikane e shtetit Rajs dhe homologu i saj gjerman Shtajnmajer në Uashington

https://p.dw.com/p/DhFM
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe ministri gjerman i jashtëm Frank-Walter Steinmeier, 11 prill 2008
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe ministri gjerman i jashtëm Frank-Walter Steinmeier, 11 prill 2008Fotografi: AP

Kondoleza Rajs (Condoleeza Rice) dhe Frank-Valter Shtajnmajeri (Frank-Walter Steinmeier) demonstruan harmoni të plotë. Shefja e diplomacisë amerikane sqaroi se me homologun e saj gjerman e lidh më tepër sesa raportet e zakonshme të punës. Kondoleza Rajs: „Franku nuk është vetëm kolegu im por poashtu edhe një shok i mirë i imi“.

Frank-Walter Steinmeier flet në Universitetin e Havardit në Boston, 13 prill 2008
Frank-Walter Steinmeier flet në Universitetin e Havardit në Boston, 13 prill 2008Fotografi: Picture-Alliance /dpa

Ne takohemi shpesh dhe shkëmbejmë mendimet tona, nënvizoi Rajsi. Shtajnmajeri nga ana e tij i ktheu kompimentet homologes amerikane: 'Kjo është hera e shtatë apo e tetë prej që jam në këtë post që unë qëndroj në departamentin amerikan të shtetit. Unë ju falendëroj për ftesën e sërishme dhe për mundësinë që ne të kërkojmë bashkarisht zgjidhje të një varg konfliktesh ndërkombëtare ku ne jemi të angazhuar', tha Shtajnmajeri.


Rajs dhe Shtajnmajer theksuan të gjitha temat aktuale të politikës ndërkombëtare si konlikti në Lindjen e Mesme apo problematika rreth programit bërthamor iranian. Qeveria e Teheranit ka sqaruar së fundi se do të instaloj centrifuga shtesë për pasurimin e uranit. Shefi i diplomacisë gjermane: 'Ajo çfarë ne aktualisht dëgjojmë nga Irani është sërish një provokim ndaj bashkësisë ndërkombëtare', tha Shtajnmajeri.

Këshillime për Iranin në Berlin- Steinmeier, Rice 22 janar, 2008.
Këshillime për Iranin në Berlin- Steinmeier, Rice 22 janar, 2008.Fotografi: AP


Rajs nga ana e saj tha se nevojitet më tepër transparencë dhe se Organizata Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore duhet të ketë çasje më të mirë në centralet bërthamore iraniane. Megjithatë Rajs përjashtoi mundësinë që së shpejti të ashpërsohen sanksionet kundër Iranit: 'Nuk është koha kur mund të priten ndryshime të mëdha. Ne sapo kemi vendosur për një Rezolutë në Këshillin e Sigurimit dhe do të shohim se si do të reagoj Irani'.

Ministrat e jashtëm të dy vendeve biseduan edhe për shtypjen e protestave në Tibet dhe kërkuan nga Pekini bisedime me palën tibetiane. Shtajnmajeri tha se qeveria kineze duhet të përkujdeset për qetësimin e gjendjes dhe të flas me përfaqësuesit e tibetianëve. Për këtë Rajs: 'Kinezët duhet të marrin seriozisht këtë mundësi dhe atyre tibetianëve që janë të gatshëm të thonë se dhuna nuk është opcion dhe atyre që nuk angazhohen për pavarësi, tu shtrijnë dorën. Këtu bëjnë pjesë Dalai Lama dhe përfaqësuesit e tij'.

Takimi E3+3 në Berlin 22 janar 2008
Takimi E3+3 në Berlin 22 janar 2008Fotografi: AP

Unitet ministrat treguan edhe sa i përket çështjes së Kosovës. Rajs dhe Shtajnamajer theksuan se vendi që sapo ka shpallur pavarësinë tani duhet të stabilizohet. Shefi i diplomacisë gjermane shprehu shqetësimin e tij që nacionalistët serb po shfrytëzojnë zhvillimet e fundit për realizimin e qëllimeve të veta.