1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brüssel EU-Gipfel

Christopher Plass/ Brüssel (HR) NEU1 Shtator 2008

Përpara samitit për krizën në Kaukaz që mbahet sot në Bruksel, BE-ja po përpiqet për arritjen e një qëndrimi unik. Të polemizuara mbeten masat kundër Rusisë për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Gjeorgji.

https://p.dw.com/p/F8MH
Nga takimi në gusht i Sarkozisë me presidentin rus, MedvedevFotografi: AP

Eshtë presidenca franceze e BE-së ajo që ka thirrur këtë samit të jashtëzakonshëm tre orësh. Dhe do të varet në rradhë të parë prej aftësisë së saj shmangia e shndërrimit të samitit në një turp. Me thirrjen e këtij takimi krize lidhen që tani shpresa të konsiderueshme. Por një vështrim i kthjellët tregon se hapësira e europianëve për veprim nuk është shumë e madhe. Kësaj i shtohet edhe fakti që ditët e fundit kryetarët e shteteve dhe qeverive janë shprehur në mënyra shumë të ndryshme për ashpërsinë e dënimit ndaj Rusisë. Presidenti i Francës Sarkozi duhet t'i sjellë të gjithë në një linjë qëndrimi për të shmangur përshtypjen se ky takim ka qenë i kotë.

BE në udhëkryq

EU Flagge
Fotografi: picture-alliance / Sven Simon

Dakort janë të gjithë mbi nevojën e dënimit të sjelljes së Rusisë në Gjeorgji para së gjithash për shkak të tërheqjes jo të plotë të trupave ruse dhe njohjes së njëanshme prej Moskës të Osetisë Jugore dhe Abkazisë. Ky qëndrim është në kundërshtim me planin gjashtëpikësh të negociuar me Gjeorgjinë dhe Rusinë nga Nikola Sarkozi si kryetar i rradhës i BE-së. Moska nuk e respektoi këtë marrëveshje dhe ka ofenduar kështu Sarkozinë. Sot BE-ja do të ngulë veçanërisht këmbë në zbatimin e planit gjashtëpikësh. Njohjen e njëanshme nga Moska të krahinave që kërkojnë shkëputjen e dënoi ashpër jo vetëm kancelarja gjermane Angela Merkel. "Sipas pikëpamjes time ky qëndrim bie ndesh me parimin e integritetit territorial, një nga parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe është pra absolutisht i i papranueshëm."

Paprekshmëria territoriale e Gjeorgjisë do të theksohet në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së por edhe këtu BE-ja e di se Moska tashmë ka krijuar fakte. Si kompensim Gjeorgjisë do t'i premtohet ndihmë për rindërtimin.

Sanksione kundër Rusisë

Frankreich Neues Kabinett Bernard Kouchner
Bernard KushnerFotografi: AP

Presidenca franceze e konkretisht ministri i jashtëm francez Kushner kishte përmendur edhe fjalën "sanksione": Sanksionet janë marrë në konsideratë ashtu si dhe masa të tjera tha Kushner. Por BE-ja nuk do t'i heqë qafe lehtë shpirtrat që ndolli. Si reagim erdhën propozimeve gjithnjë të reja për sanksionet e mundshme. Por së fundi diplomatët francezë pranuan se në këtë samit nuk pritet të merret vendim për sanksione. Më shumë mundësi ka që të ndërpriten negociatat e sapo filluara për një marrëveshje të re partneriteti me Rusinë. Por në BE dihet se europianët janë më shumë të interesuar se Moska për një marrëveshje të tillë.

Disa vende të BE-së si Britania e Madhe, Polonia dhe republikat balltike duan që nga samiti i sotëm të dalë një mesazh i cili t'i bëjë përshtypje Moskës. Por të tjerët e para së gjithash Gjermania mbrojnë opsionin e dialogut. Ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer deklaroi të djelën (31.8.) gati me pasion se ai do të punonte për këtë dialog: "Pas kaq shumë sjelljesh të pamenduara, spirales së shkallëzimit i duhet dhënë fund sa më shpejt. Unë bëj thirrje t'i jepet fund kërcënimeve të përditshme."

Tani e ka rradhën Moska të veprojë. BE-ja pret një sinjal, thuhet në Bruksel. Të paktën verbalisht presidenti dhe kryeministri rus Medvedev dhe Putin bënë të qartë gjatë fundjavës se nuk kanë asnjë interes për të filluar një tjetër epokë të ftohtë. Thuajse si një shprehje mëshire pala ruse tha se nuk kishte ndërmend të reduktonte furnizimin me energji të Evropës Perëndimore.





Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë