1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Parlamenti do të nisë hartimin e një ligji për hapjen e dosjeve të diktaturës

Arben Muka/ Tiranë6 Korrik 2008

Në sekretarinë e parlamentit shqiptar ka katër variante projektligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Por ato mbajne me qëndrime të kundërta për personat që janë aktivë në jetën publike dhe politike.

https://p.dw.com/p/EXFN
Fotografi: AP

Në thelb ,të katër projektligjet kanë të përbashkët vullnetin për hapjen më në fund të dosjeve të ish bashkëpunëtorëve dhe agjentëve të armës me të ashpër të diktaturës komuniste në Shqipëri, Sigurimin e Shtetit. Në prag të diskutimit të projektligjeve dhe gjetjen e një varianti më të përshtatshëm, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi mendon se hapja e dosjeve do ti bëjë mirë pastrimit të politikës dhe të administratës nga njerëz me të kaluar të errët.

Për deputetin e opozitës Pandeli Majko procesi i hapjes së dosjeve është mjaft delikat që më shumë se moralitet politikës të ditës kërkon qëndrim njerëzor. Gjasat janë që i gjithë procesi të zhvillohet nën presionin e interesave të politikës.

Ndërkohë që ata të cilët po shprehin interesimin më të madh në këtë proces janë shoqatat e ish të përndjekurve dhe ish të dënuarve politikë të kohës së disktuatës komuniste. Besim Ndregjonaj, drejtues i një shoqate të tillë është i sigurtë se nga hapja e dosjeve do të mësohet në publik se ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë dhe në qeveri e parlament dhe në nivele të ndryshme të administratës së lartë. Ai pretendon per një ministër, disa zëvdësministra anëtarë të parlamëntit etj. Shoqatat e ish të përndjekurve dhe ish të burgosurve politikë shpresojë që cështja e hapjes së dosjeve të marrë një zgjidhje përfundimatre këtë herë dhe të mos jetë ndonjë manovër e re e politikës për ta shfytëzuar për qëllimet e saj.