1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tirana do ta njohë pavarësinë e Kosovës vetëm në koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Ani Ruci 18 Shkurt 2008

Berisha: Garantimi i të drejtave të pakicave jetik per shtetin e saposhpallur të Kosoves

https://p.dw.com/p/D9HK
Tirana e kushtëzon qëndrimin e saj ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës me atë të aktorëve kryesorë në politikën ndërkombëtare.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha sot se njohja e Kosoves si shtet nga ana e Shqiperise do të koordinohet me atë të aleateve te saj.

Por kreu i qeverise se Tiranes u ka përcjelle autoriteteve te Prishtines mesazhin e rendesise jetike qe ka per shtetin e saposhpallur të Kosoves garantimi i të drejtave të pakicave dhe bashkëjetesa paqesore mes tyre dhe shumices shqiptare.