1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedia e zjarrit në Ludvigshafen - Ministri Shojble viziton Turqinë

Ulrich Pick / Istanbul (SWR)6 Shkurt 2008

Ministri i brendshëm gjerman Volfgang Shojble (Wolfgang Schäuble) u takua të martën (5.2.) në kuadër të vizitës në Turqi me kryeministrin Rexhep Taip Erdogan dhe ministrin e brendshëm, Atalay

https://p.dw.com/p/D34f
Zjarrëfikësit të hënën në mëngjes, 4 shkurt 2008, në shtëpinë që digjej në Ludvigshafen
Zjarrëfikësit të hënën në mëngjes, 4 shkurt 2008, në shtëpinë që digjej në LudvigshafenFotografi: AP
Për Volfgang Sheublen në qendër të vëmendjes ishte tema: tragjedia e zjarrit në Ludvigshafen, ku si pasojë gjetën vdekjen nëntë qytetarë me origjinë turke. Ministri i brendshëm, i cili u shpreh i prekur thellë nga kjo fatkeqësi theksoi, se edhe ekspertët nga Turqia mund të vijnë në Gjermani për të hetuar shkaqet. Për këtë ai siguroi kryeminstrin turk Rexhep Taip Erdogan: "Unë u thashë partnerëve të bisedimeve dhe kryeministrit Erdogan, se ne vetëkuptohet, që e përshëndesim pjesëmarrjen e ekspertëve turq në hetime. Kjo së pari, sepse ata mund të na ndihmojnë, për të zbuluar shkaqet e panjohura. Dhe së dyti, nëse ka ndonjë dyshim, ndoshta tek një pjesë e popullsisë me origjinë turke në Gjermani, kjo ndonëse është e pabazë, ne duhet t´i nënshtrohemi realitetit, e përmes ekspertëve nga Turqia mund t´i shmangim këto dyshime dhe ata mund të na ndihmojnë."
Ministri i brendshëm gjerman Wolfgang Schaeuble
Ministri i brendshëm gjerman, Wolfgang SchaeubleFotografi: AP
Kryeministri Erdogan, i cili për ditën e enjte (7.2.) ka planifikuar një vizitë në Gjermani, sipas të dhënave të televizionit turk do të vijë bashkë me ministrin e shtetit Mustafa Said Yaziciogli si dhe me katër ekspertë të organeve turke të rendit. Kryeministri turk ndërkaq deklaroi, se do të shkojë edhe në Ludvigshafen për t´u njohur nga afër me ngjarjen.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në Hanover, prill 2007
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan në Hanover, prill 2007Fotografi: AP
Zjarri i të hënës (04.02) në Ludvigshafen, ku gjetën vdekjen nëntë qytetarë me origjinë turke dhe u plagosën 60 të tjerë, ishte tema kryesore në mediet e Turqisë gjatë gjithë ditës. Vazhdimisht ka pasur edhe lidhje të drejtpërdrejta të televizioneve me Gjermaninë. Gjithashtu disa herë u shpreh dyshimi, se kemi të bëjmë me zjarrvënie apo ndonjë sulm me sfond ksenofobinë, ngjashëm si në rastin e vitit 2003 në Solingen. Asokohe prej zjarrit që iu vu një shtëpie gjetën vdekjen pesë turke.
Turq të Gjermanisë duke mësuar turqisht
Turq të Gjermanisë duke mësuar turqishtFotografi: dpa
Tragjedia e Ludvigshafenit i spostoi nga vëmendja temat e tjera të vizitës së ministrit Sheuble në Turqi. Megjithatë ai u takua me përfaqësuesit e shoqatës së sipërmarrësve turq TÜSIAD, me shefin e autoritet për besimin fetar Ali Bardakoglu, si dhe me patriarkun greko-ortodoks Bartolomeu i I-rë.