1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Triumf i konservatorëve në Austri

15 Tetor 2017

Austria duket se do të orientohet djathtas, sepse konservatorët kanë fituar shumicën e votave.

https://p.dw.com/p/2lrsl
Österreich Parlamentswahl Sebastian Kurz
Fotografi: Reuters/L. Foeger

Pas një fushate elektorale të përqendruar në temat e imigrimit, të islamizimit dhe të refugjatëve dhe një gare të populistëve nga e djathta dhe fare nga e djathta, Austria duket se do të orientohet djathtas. Partia konservatore, Partia Popullore Austriake (ÖVP) me kandidatin e saj Sebastian Kurz ka fituar sipas përllogaritjeve paraprake 31,5% të votave.

Österreich Parlamentswahl Anhänger von SPÖ
Fotografi: Reuters/L. Foeger

Pas saj renditet Partia Socialdemokrate e kancelarit aktual Christian Kern. Në vend të tretë me 25,9% renditet partia populiste e djathtë FPÖ.

Pjesëmarrje e lartë në votime

Qendrat e fundit të votimeve në Austri u mbyllën në orën 17:00. Por numërimi i votave do të vazhdojë deri nga mesi i javës, për shkak se ka pasur shumë zgjedhës që kanë votuar përmes votimit me rrugë postare.

Österreich Parlamentswahl Wahllokal
Fotografi: picture-alliance/APA/B. Gindl

Pjesëmarrja në votime ishte edhe më e lartë se në vitin 2013, kur ishte 74,9%. Kjo lidhet me luftën e ashpër elektorale mes socialdemokratëve dhe konservatorëve dhe akuzat e ndërsjellta.