1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tronditet besimi tek organet gjermane

dpa/dw/pp/ P. Pani25 Shtator 2012

Disa ditë më parë doli në dritë se për policinë e Berlinit punonte vite të tëra një agjent që ndihmonte NSU. Ky lajm dhe njoftime të tjera kanë bërë të tronditet besimi tek organet e sigurimit dhe mbrojtjes kushtetuese.

https://p.dw.com/p/16DUu
Rote Rosen liegen am 24.09.2012 in Dortmund auf einem Gedenkstein für den 2006 von der rechtsextremen Terrorzelle NSU ermordeten Mehmet Kubasik. Der Stein, nur wenige Meter vom früheren Tatort entfernt, wurde in Anwesenheit der Hinterbliebenen enthüllt. Foto: Bernd Thissen/dpa
Fotografi: picture-alliance/dpa

Dokumente të grira copë-copë, lëmsh kompetencash, agjentë të organeve të rendit të pakontrolluar, gënjeshtra përpara parlamentit: çështja e terroristëve të djathtë të së ashtuquajturës Ilegalët Nacional-Socialistë (NSU) po shdërrohet gjithnjë e më tepër në një prej skandaleve mëdha në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Disa ditë më parë doli në dritë se për policinë e Berlinit punonte për vite të tëra si agjent i fshehtë, Tomas S. i cili ishte një nga personat që ndihmonin Ilegalët Nacional-Socialistë (NSU). Po ashtu kohët e fundit u zbulua edhe një dosje e Shërbimit Sekret të Ushtrisë gjermane (MAD), e cila kishte të bënte me një prej anëtarve të NSU-së Uwe Mundlos. Të gjitha këto përbëjnë punë shtesë për komisionin parlamentar që po merret me sqarimin e kësaj çështjeje. Për këtë arsye disa prej seancave të posaçme të këtij komisioni të parashikuara për muajin tetor do të shtyhen.

Untersuchungsausschuss NSU Morde Berlin Oliver Stepien Frank Henkel
Komisioni parlamentar për NSU dhe Frank HenkelFotografi: picture-alliance/dpa

Për shkak të kontakteve disavjeçare që kishte mbajtur policia e Berlinit me mbështetësin e NSU-së Tomas S. senatori i Berlinit për çështjet e brendshme Frank Henkel (CDU) po vihet gjithnjë e më tepër nën presion. Sipas njoftimeve Tomas S. duhet të ketë raportuar në vitin 2002 se njihte dikë që kishte kontakt me celulën neonaziste të përbërë nga trioja Uwe Mundlos, Uwe Behnhardt dhe Beate Zschäpe. Por është e paqartë nëse ky njoftim ishte përcjellë më tej. Me këtë çështje po merret tani një komision i posaçëm. Sipas hetimeve të deritanishme celula Ilegalët Nacional-Socialistë është përgjegjëse për të paktën dhjetë vrasje me sfond neonazist.

Thueringen/ ARCHIV: Die Bildkombo zeigt Fahndungsbilder der Mitglieder der rechtsextremistischen Terrorzelle "Nationalsozialistischer Untergrund" (NSU), Uwe Mundlos (oben l. aus dem Jahr 2009, unten l. aus dem Jahr 1998), Beate Zschaepe (oben M. aus dem Jahr 2011, unten M. aus dem Jahr 1998) und Uwe Boehnhardt (oben r. aus dem Jahr 2011, unten r. aus dem Jahr 1998). Auf der Suche nach Mitgliedern der rechtsextremen Terrorgruppe NSU hat es in der Vergangenheit zahlreiche Pannen bei den Thueringer Sicherheitsbehoerden gegeben. Thueringens Innenminister sagte am Dienstag (15.05.12) in Erfurt bei der Vorstellung eines ersten Gutachtens ueber die Entstehung des Nationalsozialistischen Untergrunds (NSU): "Der Bericht zeigt gravierende Fehler bei Verfassungsschutz, Polizei und Staatsanwaltschaft auf." Es habe unter anderem an Abstimmungen, Informationsweitergaben und Auswertungen von Erkenntnissen gemangelt. (zu dapd-Text) Foto: BKA/Ostthueringer Zeitung/dapd
Trioja Ilegalët Nacional-Socialistë (NSU)Fotografi: dapd

Opozita kërkon pasoja të pamëshirshme

Sipas opozitës gjermane është e qartë që avaritë që lidhen me këtë çështje dhe të tjera më parë duhet të kenë pasoja të pamëshirshme. Po ashtu opozita mendon se ka nevojë të domosdoshme për një ristrukturim rrënjësor të shërbimeve sekrete dhe atyre të mbrojtjes kushtetuse.  Por ministri i Brendshëm gjerman Friedrich e kundërshton një gjë të tillë dhe është i mendimit se organet e mbrojtjes së kushtetutës janë dhe do të mbeten të domosdoshme. Sqarimi i terrorit të grupeve radikale të djathta është bërë tashmë një histori avarish të vjetra dhe të reja.

Ndalim i partisë radikale të djathtë gjermane

Në këtë kuadër ka edhe mendime të ndryshme pro dhe kundër ndalimit të partisë radikale të djathtë gjermane NPD. Gjithësesi megjithë protë dhe kundrat një gjë mbetet e qartë: në rast se kjo parti ndalohet kjo nuk do të thotë se në Gjermani ekstremizimi i  djathtë do të zhduket, ai vetëm se do të zhvendoset nga sfera publike në atë ilegale. Antisemitizmi, dhuna dhe urrejtja radikale e djathtë kundër shtetit demokratik nuk mund të ndalohen. Ato duhen luftuar çdo ditë dhe në shumë nivele, gjë që  është shumë e mundimshme. Skepticizmi që kanë një sërë politikanësh në lidhje me ndalimin e partisë radikale të djathtë gjermane NPD ka të bëjë edhe me faktin se një dështim i ri i vendimit për ndalimin e kësaj partie përpara Gjykatës Kushtetuese do t'i vinte shumë për shtat NPD-së dhe propagandës së saj. E rëndësishme është që të mblidhen sa më shumë dëshmi të forta për lidhjet mes skenës neonaziste dhe shfaqjeve dhe akteve armiqësore ndaj të huajve.
 

BERLIN, GERMANY - MAY 01: Sebastian Schmidtke, Chairman of the Berlin branch of the far-right NPD political party, speaks at an NPD rally on the eastern city outskirts on May Day on May 1, 2012 in Berlin, Germany. German lawmakers, following the revelation that two neo-Nazis of the NSU terror group had committed at least nine murders over a multi-year killing spree, are again seeking to ban the NPD. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
Miting i partisë radikale të djathtë gjermane NPDFotografi: Getty Images