1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

141111 Runder Tisch Gewalt Fußball

16 Nëntor 2011

Rrahje, zjarr bengalez, goditje me topa - Në stadiumet gjermane të futbollit situata mund të bëhet ndonjëherë shumë e rrezikshme: për të vendosur rendin në to, do të kujdeset tani një "Task Force Sigurie".

https://p.dw.com/p/13Ax9
Italy's Gianluca Zambrotta, left, vies for the ball with Serbia's Dragan Mrdja and Italy's Leonardo Bonucci, right next to a burning flare thrown onto the pitch by Serbia supporters, not pictured, during the Group C, Euro 2012 qualifying soccer match between Italy and Serbia is suspended, at the Luigi Ferraris stadium in Genoa, Italy, Tuesday, Oct. 12, 2010. The Italy-Serbia European Championship qualifier was called off after seven minutes of play on Tuesday after Serbia fans threw flares and fireworks onto the pitch. (AP Photo/Fabio Ferrari, Lapresse) ** ITALY OUT **
Situatë e rrezikshme në stadiumet e futbollitFotografi: AP

Ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich do të donte të ekzistonte një lloj kodi nderi. Për të arritur këtë synim, Federata gjermane e futbollit (DFB), me 6 milionë anëtarë, do të zhvillojë një simpozium. Në të do të marrin pjesë policë dhe sigurisht edhe tifozë, sepse në fund të fundit kemi të bëjmë me sjelljen e tyre, e cila nuk është gjithnjë paqësore:

"Unë mendoj se është e rëndësishme, që në plan të parë të dalë dialogu me tifozët. Për më tepër edhe me tifozët e gatshëm për të ushtruar dhunë, në mënyrë që edhe ata të kthehen në tifozë paqësorë. Dhe ne duam kryesisht të inkurajojmë tifozët paqësorë, për të treguar kurajo civile dhe për të ndërhyrë dhe për të ndikuar ndaj njerëzve të dhunshëm ose të gatshëm për dhunë."

Një rol të rëndësishëm në luftën kundër dhunës luajnë prej vitesh projektet me tifozët, që financohet nga Lidhja gjemane e futbollit (DFB) dhe nga shteti. Presidenti i DFB-së, Theo Zwanziger i quan 50 projektet që zhvillohen në gjithë vendin, si "punë sociale për shoqërinë". Ai kujton 80 mijë ndeshjet e futbollit që organizohen çdo fundjavë në Gjermani. Në mbi 99 përqind të tyre, pjesëmarrësit sillen paqësisht. Futbolli nuk duhet shkatërruar nga njerëzit që ushqejnë kulturën e tifozëve të dhunshëm.

Berlin/ Bundesinnenminister Hans-Peter Friedrich (CSU, v.r.), der Praesident des Deutschen Fussball Bundes (DFB), Theo Zwanziger und der Praesident der Deutschen Fussball Liga (DFL), Reinhard Rauball sitzen am Montag (14.11.11) im Bundesministerium des Innern in Berlin waehrend einer Pressekonferenz auf dem Podium nach einer Sitzung zum Thema Gewalt im Fussball. Die Vereine mehr in die Pflicht nehmen, Fanprojekte staerker foerdern, Pyrotechnik nicht legalisieren, vor allem aber: den Dialog foerdern - dies sind die zentralen Aussagen des Runden Tisches zum Thema Gewalt im Fussball. (zu dapd-Text) Foto: Clemens Bilan/dapd
Reinhard Rauball, Theo Zwanziger, Hans-Peter FriedrichFotografi: dapd

Kjo fillon që me gjuhën që përdoret, thotë shefi i DFB-së dhe kujton pankartat me sharje. Kështu për shembull ithtarë fanatikë të klubit të Shalkes 04, e shprehën inatin e tyre ndaj portjerit Manuel Neuer, për shkak të transferimit tek Bajerni i Mynihut, me një pankartë që kishte të shkruar një njoftim për vdekje.

"Kush trivializon dhunën verbale, relativizon shumë shpejt kufijtë drejt dhunës fizike. Dhuna verbale kunder personave, nuk mund të durohet nga tifozët e kultivuar."

..., thotë shefi i DFB-së, duke kërkuar angazhim të qartë për fairness dhe refuzim të çdo lloj forme dhune dhe ofendimi personal. Zwanziger është dakord me përfaqësuesit e shoqatave dhe ligave se çështja e skenave shumë të ndryshme të tifozëve duhet të merret seriozisht. Për këtë këmbëngul shumë Michael Gabriel nga qendra e koordinimit të projekteve të tifozëve (KOS).

"Tifozët duhet të kenë ndjenjën se trajtohen drejt. Vetëm nëse trajtohen si duhet, atëherë gatishmëria e tifozëve brenda grupit do të rritet kundër sjelljeve të gabuara dhe do të zbatohet në mbrojtje të skenës së vetë. Këtë duam ne të arrijmë në projektet me tifozët. Ne shohim se në shoqata është parë rëndësia e dialogut. Sikur të mos ishte kështu, nuk do të kishte kaq shumë projekte tifozash. Unë kam parë se dialogu duhet të rritet."

Në një pikë tifozët më të ashpër nuk duhet të shpresojnë lëshim, në përdorimin e piroteknikave. Për këtë nuk ka asnjë dyshim as presidenti i kampionit gjerman, Borusia Dortmundit, Reinhard Rauball. Ai është avokat dhë njëkohësisht presidenti i Kampionatit gjerman të Futbollit (DFL), në të cilën marrin pjesë 36 klube profesionistësh të kategorisë së parë dhe të dytë të futbollit.

Autor: Marcel Fürstenau / Pandeli Pani

Redaktoi: E. Xhani